Drita rikthehet me tri pikë nga stadiumi “Zahir Pajaziti”
Në fazën e dytë atë të javës së 10-të, futbollistët e Dritës me mjaft mund por me meritë kanë arritur të shënojnë fitore të vlefshme duke e mposhtur Llapin e Podujevës me rezultat 1-2.
Të dy skuadrat treguan lojë të mirë me raste shënimi por “bardhekaltërtit” e Dritës dëshmuan se edhe në këtë kampionat së bashku me Gjilani dhe Ballkanin do ta kenë fjalën kryesore në futbollin e Kosovës.
Në minutën e 8-të, sulmuesi Valmir Veliu godet shtyllën e portierit Faton Malokut të Dritës.
Një minutë më vonë Veliu me kokë e detyron Malokun të nxjerr topin nga rrjeta e tij pasi shënon me kokë 1-0.
Në minutën e 20-të , Bujar Idrizi gjuan furishëm nga distanca por pret Maloku.
Në minutën e 25-të , Ahmed Jonuzi gjuan furishëm topi devijohet nga kapiteni Limani i cili devijohet duke goditur shtyllën.
Rastin më të mirë e pati Kastriot Rexha në fund të pjesës së parë edhe pse i vetmuar e i pa penguar gjuan jashtë portës.
Hamdi Namani i Dritës gjuan furishëm por portieri Stefan Hoffman me ndihmën e shtyllës dëbon topin jashtë portës së tij.
Drita arrinë të barazon rezultatin në minutën e 58-të, pas një pasimi të bukur të Cuculit mbrojtësi Ilir Blakqori bukur asiston gjerë te Ajzeraj i cili barazon në 1-1.
Në minutën e 70-të, pas një ndërprerje Ahmd Jonuzi në tentim për ta larguar topin godet portën e tij duke vendosur rezultatin në 1-2.
Llapi në momentet e fundit tentoj të barazoj rezultatin por nuk ja arriti qëllimit.
Drita me këtë fitore pas 8 ndeshjeve ka tubuar 19 pikë, ndërsa në javën e ardhshme do të udhëtoj në Mitrovicë për tu ndeshur me Trepcën’89./rajonipress/


