UBT

Drita qëndroi vetëm në 20 minutat e parë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Shikues: 700. Gjyqtarë: Rifati, Raça, Hasani. Pesë gabime vetanake: Denelson (Drita). K.B. Drita – K.B. Peja 59:96 (16:23, 23:18. 12:28, 8:27).

Basketbollistët e Dritës kanë pësuar humbje kundër skuadrës kryesuese të basketbollit kosovar, gjë e cila edhe është pritur, por jo me një koshdallim kaq të madh. Vendasit me plotë sukses kanë arritur që dy çerekët e parë t`i bëjnë ballë skuadrës liderë, madje në çerekun e dytë kanë arritur edhe ta përmbyllin me 5 pikë dallim në të mirë të tyre, në mënyrë që në fund të 20 minutave të parë në pushim të shkojnë me vetëm 2 pikë dallim në të mirë të mysafirëve nga Peja.

Pas pushimit mysafirët ngjeshin radhët dhe me treshe të njëpasnjëshme të Berishës dhe Shaptahoviqit, arrin që çerekun e tretë ta përmbyllin me 16 pikë dallim. Ritmi i lojës së mysafirëve ka vazhduar edhe në çerekun e fundit dhe me kalimin e kohës epërsia e Pejës shkonte duke u rritur dhe në fund mysafirët e përmbyllin ndeshjen me 37 pikë dallim.

Hidromorava

Në radhët e vendasve më së tepërmi janë dalluar Blackmon me 14 pikë dhe Chambers me 13 pikë, derisa te mysafirët më së shumti pikë kanë shënuar Shahptahoviq me 30 sosh dhe Berisha me 25 pikë.

Drita: B. Aliu, Fazliu, Ramadani, Chambers 13, Blackmon 14, Demolli, Sylejmani 9, Denelson 4, Ibrahimi 6, Dushica 3, Mehmeti 10, A. Aliu.

Peja: Shahtahoviç 30, Radoni, V. Grapci, Dupa, Veseli 4, R. Grapci, Shima 19, Berisha 25, Qollaku, Hajzeri 2, Pehar 14, Jocoviç 2./rajonipress/