Uji Dea

Drita pret të burgosurin Wilson!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Skuadra e Dritës në basketboll në konkurrencën e meshkujve bëri shumë ndryshime duke mos u rehatuar me lojtarët e huaj. Një ndër përforcimet e para të stinorit ishte qendra amerikane, Fabo Wilson. Ky i fundit qëndroi te Drita për dy muaj, duke lënë mbresa të mëdha te kryetari i skuadrës gjilanase, Fazli Fazliu. Pas përfundimit të stinorit vjeshtor, Drita ka liruar të gjithë basketbollistët e huaj, duke kërkuar që të përforcohet me lojtarë të rinj.

Por, Wilson do të jetë një nga lojtarët i cili do të rikthehet në Kosovë në pranverë. Megjithatë, një gjë pengon rikthimin e tij te skuadra e Dritës. Me t’u rikthyer në vendlindjen e tij, Wilson është arrestuar dhe është ende duke qëndruar në burg. Kësisoj, gjilanasit janë duke pritur lirimin e tij nga burgu për ta sjellë përsëri në klub.

Hidromorava

“Kam dëgjuar se pasi është rikthyer Wilson në vendlindjen e tij në SHBA është arrestuar dhe është në burg. Nuk kam informacione se për çfarë arsyeje është arrestuar, por e di se ai është në burg”, deklaroi Fazilu për gazetën Arena. Ai tutje vazhdoi duke thënë se me basketbollistin amerikan ka kontratë profesionale dhe do të pres të lirohet nga burgu për ta rikthyer sërish në Gjilan…(Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.