RCCOLA

Drita pret fitore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas dy barazimeve, Drita synon ta shfrytëzojë përparësinë e terrenit dhe t’iu kthehet fitoreve përballë Lirisë që është në krizë. Por, prizrenasit thonë se s’kanë çka të humbasin, andaj do të tentojnë t’i befasojnë gjilanasit.

Njëra prej ndeshjeve interesante të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll do të zhvillohet të dielën në Gjilan ndërmjet Dritës dhe Lirisë, skuadra këto, posaçërisht kjo e fundit, që tashmë janë etur për fitore.

Gjilanasit e kanë nisur mirë këtë edicion, por qe dy javë nuk kanë shënuar fitore, duke luajtur baras me Prishtinën e së fundmi me Vëllaznimin. Andaj, bardhekaltrit synojnë që të dielën ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit dhe t’iu kthehen fitoreve përballë prizrenasve që janë në krizë.

Uji Dea

“Ne në çdo ndeshje hyjmë për të luajtur mirë, dhe nëpërmjet kësaj kërkojmë pikë të plota. Të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe ndaj Lirisë, të cilën e respektoj, ndaj së cilës nuk do ta kemi aspak të lehtë. Por luajmë në shtëpi dhe besoj se djelmoshat e mi do ta japin maksimumin për të fituar”, u shpreh trajneri i Dritës, Arbnor Morina.

Në anën tjetër, Liria në Gjilan udhëton me shpresë që ta ndërpresë serinë e rezultateve të dobëta, ngase deri më tani e ka shënuar vetëm një fitore, krahas dy barazimeve e tri humbjeve.

“Ne startuam dobët e për kundërshtar kemi Dritën që po tregon formë e rezultate. Ne, në këtë ndeshje, për shkak të mungesave do t’u japim rastin futbollistëve të rinj që pres të dëshmohen. Nuk kemi çka të humbim, në Gjilan shkojmë për të befasuar Dritën”, ka pohuar trajneri i prizrenasve, Skënder Kapra.(express)