FIDANISHTJA

Drita pëson humbje nga Liria

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kampionia e Kosovës, Drita nga tri ndeshjet e zhvilluara në kampionatin e ri ka pësuar humbjen e dytë. Kësaj radhe “bardh e kaltërit” u mposhtën nga Liria e Prizrenit.

Edhe njëherë u dëshmua si në ndeshjen e kaluar, se futbollistët e Dritës nuk po arrijnë të shënojnë nga rastet qindpërqindta për gol.

Futbollisti më i mirë në radhët e Dritës, Xhevdet Shabani në minutën e 28-të, pasi kalon dy futbollist kundërshtar nga 15 metra gjenë këndin e epërm të portierit të Lirisë, Hodaj, duke sjell epërsinë e skuadrës së tij në 1-0.

Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë Gashi me mjeshtri nga 30 metra, gjenë rrjetën e Leutrim Rexhepit të Dritës, i cili sot nuk ishte në elementin e tij për të barazuar 1-1.

Në minutën e 52-të, Xh.Shabani nga 30 metra asiston gjerë te Haxhi Neziraj i cili nuk e pati të vështirë ta sjell skuadrën e tij në epërsi në 2-1.

Uji Dea

Liridon Fetahaj në minutën e 62-të, nga 40 metra gjuan bukur ndërsa portjeri Rexhepi i Dritës bën gabim trashanik duke e parabolluar topi i cili gjenë rrjetën 2-2.

Pesë minuta më vonë, Fetahaj edhe njëherë del në skenë duke e mposhtur Rexhepin e Dritës 3-2.

Njeherit ishte goli që siguronte tri pikë të vlefshme futbollistëve të Lirisë.

Trajneri Bekim Isufi pas ndeshjes deklaroi.:”Është mëkat të humbësh ndeshjen në këtë mënyrë, dy herë udhëhoqëm nuk i konkretizuam rastet qindëpërqinda dhe normal humbja është e pa evituar, shpresoj se në ndeshjet e ardhshme gabime të tilla nuk do të ndodhin më”.

Ndeshjen e radhës futbollistët e Dritës e zhvillojnë në Gjilan ku do të takohen me Llapin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.