Eko Higjiena

Drita pëson humbje në Skenderaj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj i mbushur me lloç e ujë, Drenica ka arritur ta mposht Dritën me rezultat 2-1 duke e larguar edhe më shumë nga kreu i tabelës.

Drenica u tregua e pa kompromis në fushën e saj e cila në një fushë tejet të vështirë, dhe ka arritur që skuadrës së Dritës ti shkakton humbje tejet të rëndësishme.

Vendasit arrijnë në epërsi në minutën e 8 të ndeshjes, Fatlum Gashi ishte ai i cili nga distanca shënon gol të bukur duke mposhtur portierin Maloku 1-0.

Në minutat shtesë të pjesës së pare, mbrojtësi Cuculi në zonë luan me dorë e nga pika e bardhë i pagabuar ishte futbollisti më i mirë i Drenicës, Kreshnik Uka, i cili me lehtësi mposht Malokun 2-0.

Në fillim të pjesës së dytë futbollistët e Dritës reaguan shumë shpejt, ku nëpërmjet Marko Simonivskit arrin të ngushtojnë epërsinë në 2-1.

ARKATANA

Gjerë në fund të ndeshjes futbollistët e Dritës kishin më tepër nga loja por sulmuesit e saj nuk ishin të rrezikshëm pranë portës së portierit të Drenicës, Florijan Smakiqit.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, deklaroi. “Edhe pse ishte fushë e vështirë, nuk e justifikoj, sepse ishte e njëjtë për të dyja ekipet. Skuadra kundërshtare atë që krijoi edhe e shfrytëzoi. Sot ishte maksimumi, atë që krijuam ndoshta nuk i realizuam sikurse kundërshtari. Nuk diskutohet që na penalizon, por ne nuk do të dorëzohemi. I marr të gjitha përgjegjësitë për këtë disfatë. Kemi 3-4 ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës. Është ndeshje derbi dhe është mirë për shkak se ekipi gjen motivin për t’iu qasur më mirë ndeshjes. U kërkoj ndjesë shikuesve të cilët i falënderoj për mbështetje. Presim që t’i gëzojmë në ndeshjet e radhës”.

Me këtë humbje Drita shuan edhe më shumë gjasat e saja për titull të kampionit duke u renditur në pozitë të tretë me 41 pikë.

Në mesjavë Drita është nikoqire e derbit të madh lokal me Gjilanin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.