Drita përfundon stinorin vjeshtor me fitore
Gjilan – Futbollistët e Dritës e kanë përmbyllur stinorin vjeshtor me fitore para shikuesve të tyre, duke mundur skuadrën e Hysit me rezultat 2:0. Ishte kjo fitorja e katërt nga pesë takime të fundit dhe me këto tri pikë të fituara Drita tash pozicionohet në pjesën e sipërme të tabelës.
Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 300. Shënues: Limani ‘7, Pajaziti ’90. Gjyqtarë: F. Tahiri, F. Berisha, R. Hyseni, I. Kelmendi. Kartoni i verdhë: B. Shabani (Drita) – Hajdari, Zhdrella (Hysi). Kartoni i kuq: Ramushi (pas dy të verdhëve). Drita – Hysi 2:0 (1:0)
Drita: Huruglica, Ahmeti, Tusuni, Jashari (Ajdari), Syla, B. Shabani, Berisha (Pajaziti), Limani, Kelmendi, Xh. Shabani, Ramushi.
Hysi: Blakqori, Kadriu (Neziri), Idrizi, Muqiqi, Tahiri, Qitaku (Osmani), Prekopuca (Berisha), Zhdrella, Hajdari, Livoreka, Zabërxha.
Futbollistët e Dritës e kanë përmbyllur stinorin vjeshtor me fitore para shikuesve të tyre, duke mundur skuadrën e Hysit me rezultat 2:0. Ishte kjo fitorja e katërt nga pesë takime të fundit dhe me këto tri pikë të fituara Drita tash pozicionohet në pjesën e sipërme të tabelës.
Drita që nga minuta e parë ka atakuar portën e mysafirëve dhe këtë dominim shumë herët kanë arritur ta konkretizojnë në gol. Luhej minuta e shtatë, Jashari nga këndi bukur ka harkuar në zonë deri te Limani, që më së larti shkëputet me kokë, duke shënuar gol në këndin e epërm të majtë të portierit Blakqori.
Mysafirët në minutën e 24 dhe 35 shumë lehtë kanë mundur të barazojnë rezultatin, pasi së pari Hajdari i Hysit nga 20 metra godet fuqishëm, por portieri Huruglica pret me sukses, derisa në minutën e 35, Zabërxha nga 16 metra godet në drejtim të portës së Huruglicës, por përsëri pret topin duke hedhur jashtë vijës fundore.
Drita ka mundur të shtoj epërsinë një minutë para përfundimit të pjesës së parë, pasi del i vetmuar para Blakqorit, por gjuajtja e tij kalon pran portës mysafire.
Drita në pjesën e dytë më shumë është orientuar në mesin e fushës, derisa mysafirët më shumë kanë qëndruar në pjesën që i takonte Dritës. Megjithatë, dy skuadrat nuk kanë arritur të krijojnë ndonjë rast të mirë për shënim. Në minutën e 79 Drita ka mbetur me një lojtar më pak në fushë, pasi ishte Ramushi që është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.
Mysafirët tash me një lojtarë më shumë plotësisht janë hedhur në sulm të barazojnë rezultatin dhe këtë kanë mundur shumë lehtë ta konkretizojnë, pasi dy herë Livoreka është gjendur i vetmuar para Huruglicës, duke intervenuar në dy raste me kohë para se sulmuesi mysafirë të gjuaj në drejtim të portës vendase.
Kur kishte kaluar koha e rregullt dhe vetëm pritej që gjyqtari Tahiri të jep shenjë për përfundimin e lojës, i inkuadruari në pjesën e dytë, Leotrim Pajaziti i ka ikur një pozicioni jashtë loje, del i vetmuar para Blakqorit që e mposht me lehtësi duke goditur këndin e epërm të djathtë.
Thanë pas ndeshjes:
Arbnor Morina, kryetrajner i Dritës: “Kemi vazhduar me lojë të mirë dhe kjo është kurorëzuar me fitore duke iu falënderuar të gjithë lojtarëve, të cilët u angazhuan maksimalisht në këtë ndeshje. Ne në pjesën e parë ishim më të mirë, derisa në pjesën e dytë ra mesfusha jonë dhe këtë e shfrytëzuan mysafirët duke rrezikuar portën tonë disa herë, por nga një kundërsulm arritëm të shënojmë dhe në fund të sigurojmë fitoren.
Fadil Ademi, kryetrajner i Hysit: Në Gjilan kemi udhëtuar me disa mungesa dhe kjo ishte e tëra që kemi mundur të bëjmë. Drita ishte më e mirë në 45 minutat e parë, derisa në pjesën e dytë ne patëm raste më të mira për shënim. Fitorja e Dritës është plotësisht e merituar dhe i falënderoj për lojë korrekte gjatë 90 minutave./rajonipress/

