Drita përforcohet me një portier dhe një mbrojtës
Gjilan – FC Drita në asnjë moment nuk është duke ndejtur duarkryq, skuadra e Dritës gjithnjë e më shumë po përforcon radhët e saja.
Pjesë e Dritës do të bëhet mbrojtësi i djathtë, Lorik Maxhuni nga FC Prishtina. Maxhuni më herët ka djersitur edhe fanellën e Flamurtarit të Vlorës.
Krerët e Dritës kanë arritur edhe një marrëveshje me portierin e talentuar nga Lugina e Preshevës, Agan Mehmeti.
Mehmeti i lindur në Miratoc të Preshevës, vjen nga shkolla e futbollit “Lugina”, si 16 vjeçar Mehmti po tregon talent të madh në mes të shtyllave./rajonipress/


