Drita përforcohet me futbollistin më të shtrejt në Kosovë
Skuadra e Dritës ka mposhtur të gjithë rivalët që ishin të interesuar për futbollistin nga Shkëndija e Tetovës, Izair Eminin.
Emini do të jetë futbollisti më i shtrejt për momentin në futbollin e Kosovës, krerët e Dritës për këtë futbollist në muaj do të paguajnë hiq më pak se 4160 euro.
33 vjeqari Emini, pritet ta shton këtë shumë në qoftëse shënon gjatë kampionatit mbi 15 gola, ai do të pasurohet plus edhe për 5000 euro, kësaj klauzole Emini i ka shtuar se në qoftëse skuadra e Dritës shpallet Kampion ose fituese e Kupës premitë për të do të jenë të veçanta.
Për futbollistin nga Shkëndija ishte interesuar edhe Gjilani dhe disa skuadra tjera kosovare, por krerët e Dritës arritën ta bindin pasiqë ishte një pagë e mirë për këtë futbollist.
Krerët e Dritës kanë bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim pritet edhe disa përforcime tjera./rajonipress/

