Drita përforcohet edhe me Cheeks e Jones

Skuadra e Dritës po vazhdon përforcimet për edicionin e ardhshëm.Pasi që arritën marrëveshje me Travis Taylor e Billy Wilson, gjilanasit kanë siguruar shërbimet edhe të dy basketbollistëve tjerë, Kason Cheeks dhe Terrence Jones.
Ata do t’i bashkohen skuadrës ‘bardhekaltër’ tri javë para fillimit të edicionit të ardhshëm.
Në anën tjetër, krerët e Dritës nuk kanë mundur ta marrin edhe ish-basketbollistin e tyre, Quentin Smith, i cili përkundër faktit që iu vetëofrua klubit gjilanas, nuk do të përfundojë te Drita.(tribuna)