ARKATANA

Drita për pak sa nuk koritet me Hajvalin

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Në javën e 31- të Vala Superligës së Kosovës, skuadra e Dritës me një lojë të plogësht arriti ta mposht Hajvalin, e çregjistruar me rezultat 2-0.

Ndeshja e kësaj jave u zhvillua pa praninë e shikuesve, pasi Komisioni i Garave në FFK ka dënuar klubin e Dritës me një ndeshje pa praninë e shikuesve, pas incidentin të ndodhur në Prizren javën e kaluar.

Në fillim të ndeshjes është mbajtur një minutë heshtje për tifozin e Dritës, Kosumi, i cili para disa ditëve pati ndërruar jetë.

Pjesa e parë u përmbyll me rezultat të bardh 0-0, dy skuadrat patën nga një rast të mirë shënimi.

Së pari Përparim Livoreka i Dritës gjuan nga 16 metra, por portieri i Hajvalisë, Armend Miftari dëbon topin jashtë vijës fundore.

Fundamenti

Shtatë minuta më vonë në minutën e 32-të, Aid Zeqiri i vetmuar nga 12 metra nuk arrin ta mposhtë portierin e Dritës, Betim Halimin.

Në minutën e 59-të, pas harkimit të Gashit më së miri gjendet Samir Zeneli, i cili me kokë nga 10 metra nuk gjen rrjetën e skuadrës mysafire.
Një minutë më vonë mysafirët lëshojnë rast të qind përqind, por Pajaziti dështon nga 8 metra.

Kapiteni i Dritës, Arbnor Ramadani, gjuan në minutën e 58-të nga 16 metra, portieri mbron shkurtazi topi dëbohet deri te Zeneli i cili nuk e pati të vështirë nga 8 metra të shënon për 1-0.

Ramadani sot i disponueshëm për lojë në minutën e 73-t,ë pason një top gjerë te Gashi i cili nga 13 metra gjen këndin e poshtëm të Hajvalisë për të vulosur rezultatin në 2-0.

Trajneri i Dritë, Milaim Zuzaku, në ndeshjen e sotme nuk ka paraqitur dy futbollistët më të mirë të Dritës, Leutrim Kryeziun i cili ishte pjesë e grumbullimit në Përfaqësuesen e Kosovës U19 dhe Nderim Nexhipin pasi në fund javë do të zhvillon ndeshjen me rivalin lokal Gjilanin si mysafire./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.