Eko Higjiena

Drita për herë të dytë fiton kupën e FVK

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Volejbollistet e Dritës nuk kanë të ndalur, përpos që janë shpallur kampione vjeshtore me vetëm një set të humbur ato me mjaft sukses u paraqitën në kupën të cilën e organizon Federata e Volejbollit të Kosovës.

Vashat e Dritës edhe njëherë dëshmuan se në volejbollin e Kosovës janë të pa konkurrenca ato në finale me lehtësi mposhtën skuadrën e Kastriotit të Ferizajit me rezultat (3-0) në seta (25-14), (25-17) dhe (25-18).

Volejbollistet e Dritës në asnjë moment nuk rrezikuan fitoren e tyre të prira nga Adelajda Ilazi, Leka, Richardson, Jaha e Hyseni funksionoi gjithçka siç është më së miri, gjatë tri setave me bllokada, servime e kërcime deklasuan kundërshtaret nga Ferizaji.

Trajneri i Dritës Lorik Ilazi pas finales deklaroi: “Është hera e dytë që fitojmë këtë kupë, ne po vazhdojmë ritmin e sukseseve me këto suksese, skuadra edhe më tepër po rritet dhe po fiton cilësi”./rajonipress/

Eco Higjiena

Palestra – “Bashkim Selishta” -Petriti
Shikues – rreth 500

Drita – Ilazi, Richardson, Asani, Dushica, Syla, Jaha, Kadriu, Leka, Mehmeti, Ortega, Berisha, Hyseni, Latifi, Shabani

Kastrioti- Ibrahimi, Mustafa, Thaqi, Mehmeti, Ramadani, Mahmuti, Grainca, Jashari Sylejmani, Idrizi, Raqi, Miftari.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.