HW

Drita nuk shijon fitoren edhe pas xhiros së 11-të

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në derbin e javës së 12-të të Vala Superligës së Kosovës dy skuadrat e fundit në tabelën e klasifikimit Drita dhe Trepça ndajnë pikët me rezultat të barabartë 2-2.

Ndeshja e sotme u zhvillua me vonesë prej 40-të minutash pasi mysafirët nga Mitrovica gjatë rrugëtimit të tyre për në Gjilan kanë pasur defekte në mjetin e tyre transportues.

Futbollistët e Dritës fitoren e vetme që kanë arritur ishte pikërisht në javën e parë kur kishin mposhtur Trepçën në Mitrovicë dhe me të drejt është pritur që në ndeshjen e sotme të shënojnë fitoren e parë para shikuesve të sajë por kjo nuk ndodhi.

Në minutën e 25 mesfushori i Dritës Petrit Osmani shënon një gol të jashtëzakonshëm pasi pranon topin nga 30 metra gjuan duke gjetur në rrjetën në këndin e djathtë të portierit mysafir Enis Manxhollit.

Për pos golit të futbollistëve të Dritës në pjesën e parë nuk u krijua asnjë rast shënimi.

Në pjesën e dytë futbollistët e Dritës për pak sa nuk shënojnë golin e dytë Osmani godet edhe njëherë nga 30-të metra, por kësaj radhe mysafirët i shpëton shtylla pingule e majtë e portierit Manxholli.

Futbollistët mysafir arrijnë të barazojnë në minutën e 68 së pari kapiteni mysafir Emin Baliqi gjuan nga 7-8 metra portieri Latifi mbron shkurtazi duke dëbuar topin gjerë te futbollisti mysafir 18-të vjeçar Ardian Muja i cili nuk e patë vështirë nga afërsia të gjejë rrjetën e Latifit i cili sot nuk ishte i sigurt.

HW

Futbollistët e Dritës tre minuta më vonë pikërisht në minutën e 71 futbollisti zëvendësues Bergim Maliqi pas tollovisë së krijuar më së miri gjendet para portës mysafire dhe nga 7-8 metra shënon duke sjellë skuadrën e tij në epërsi në 2-1.

Mysafirët 10-të minuta para përfundimit të ndeshjes pikërisht në minutën e 80 -të pas goditjes së dënimit nga 30 metra zëvendësuesi Ervin Kurta në prekjen e tij të parë me top gjuan godet topi devijohet nga barrikada e futbollistëve të Dritës dhe gjenë rrjetën e portierit të Dritës Artan Latifi.

Pas ndeshjes trajneri i xehetarëve të Trepcës Fidaim haxhiu deklaroi. “Së pari patëm probleme me transport ndeshjen filluam menjëherë pa u përgatitur lirisht mund të them se e kemi merituar fitoren edhe pse morëm një pikë zhvilluam një lojë të dobët golat i morëm nga gabimet tona Dritës i urojë suksese në vazhdim”. /rajonipress/

Trajneri i Dritës Ismet Munishi pas ndeshjes nuk u deklarua ai në mënyrë demonstrative braktisi stadiumin e qytetit

Ndërsa shikuesit nga shkallët e stadiumit mysafireve i duartrokitën për lojën e zhvilluar.

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues: 1500
Arbitra: Shala, Peshteri, Qehaja, Mustafa
Kartona të verdhë – Kutllovci, Sahiti(T)

Drita- Latifi, Kuka, Fortunato(Rexhepi), Mavriqi(Maliqi), Berisha, Haliti, Dragusha, Tusuni, Ramdani(Ajdari), Osmani, Kryeziu
Trepça- Manxholli, Voca, Shabani, Berisha, Kutllovci, Prishtina(Ahmeti), Avdyli(Kurta), Rama(Hyseni), Baliqi, Muja, Sahiti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.