RCCOLA

Drita nuk qëndroi, pëson në minutat shtesë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mitrovicë – Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë skuadra e Dritës pësojë humbje me rezultat 1-0 në ballafaqim me Trepçën’89.

Futbollistët e Dritës këtij takimi gjysmëfinal ju qasën pa tre futbollist standard të skuadrës së parë por gjatë 90 minuta treguan lojë të mirë duke krijuar raste shënimi.

Në minutën e 15-të sulmuesi i Dritës Alban Shillova gjuan nga 15 metra por portieri vendas ishte në vend.

Vendasit në minutën e 25-të për pak nuk shënojnë, këtë kënaqësi ju mohon portieri i Dritës Betim Halimi i cili intervenon duke shpëtuar rrjetën e tij.

Në pjesën e dytë, Pevqeli i Trepçës’89 përpak sa nuk shënon por gjuajtja e tij përfundon jashtë pingulës së Halimit.

Iniciativa e Trepçës’89 nuk ndalet në minutën e 65-të sulmuesi Kurtishaj gjuan me kokë nga 10 metra por gjuajtja e tij përfundon mbi horizontalen e Dritës.

Uji Dea

Në minutat shtesë futbollistët e Dritës kryesisht mbroheshin para portës së tyre por sulmuesi më i mirë i vendësve Blerand Kurtishaj pasi depërton bukur gjenë bashkëlojtarin e tij Fiton Hajdarin i cili nuk e patë vështirë nga 10 metra të gjen rrjetën e portierit Betim Halimi i cili sot mbrojti për mrekulli.

Pas ndeshjes trajneri i Trepçës’89 Gani Sejdiu deklaroi:” E kërkuam fitoren gjatë tërë ndeshjes, patëm karakter të fortë, por nuk ka asgjë të sigurt ka për tu zhvilluar edhe një ndeshje, por ne kemi rezultat pozitiv”.

Trajneri Sedat Pajaziti theksoi:”Kemi pasur mungesa të konsiderueshme në formacion jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, dua të theksoj se skuadra jonë e do këtë finale ka për tu zhvilluar edhe një ndeshje atëherë do të jemi komplet, dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund”.

Stadiumi “Riza Lushta” Mitrovicë
Shikues rreth- 800
Gjyqtar – Nuza, Sekiraqa, Selimi, Tahiri.
Kartona të verdhë- Shillova, Shaqiri (D), Turku, D.Mustafa, Hajdari(T89)

TREPQA’89 – Beqiri, Idrizi, D.Mustafa, A.Musatafa(Maloku), Turku, Potoku, B.Idrizi, Sh.Idrizi, Pefqeli(Hajdari), Akiniemi(Hajdini), Kurtishaj.

DRITA- Halimi, Berisha, Tusuni, Sejdiu, Baxhuku, Ajdari, Ramadani(Shaqiri), Kelmendi(Sejdiu), Shillova(Avdiu), Shabani, Murati./rajonipress/