HW

Drita nuk pati forcë të mposhtë Besën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në javën e fundit të Vala Superligës së Kosovës në futboll ku njëherit bie perdja e stinorit vjeshtor Drita në ballafaqim me Besën e Pejës ndanë pikët me rezultat 1-1.

Me gjithë përpjekjet e “bardhe e kaltërve” të Dritës për gjatë 90-të minutave nuk arritën më tepër se njëherë ta mposhtin portierin mysafir të Besës Granit Kolshin.

Futbollistët e Besës ishin ata të parët që rrezikuan Fatih Karahoda në minutën e 21 për pak sa nuk befasoi portierin Latifi por për fat topi shkon mbi portën e tij.

Në minutën e 30-të trajnerin e Dritës Ismet Munishi nga loja e largon gjyqtari kryesor nga Prishtina Besfort Kosumi pasi Munishi kundërshtoi një vendim të gjyqtarit anësor Edmond Zeqirit nga Podujeva.

Golin e epërsisë mysafirët e arritën në minutën e 41-të kur mesfushori mysafir Duart Miftari merr një top nga 38 metra me shpejtësi vërsulet drejt portës së Latifit i cili i vetmuar nga 16-të metra gjen rrjetën e Dritës.

Në pjesën e dytë futbollistët e Dritës dukshëm përmisuan lojën e tyre rezervisti Osmani në minutën e 50-të nga 25 metra godet shtyllën e portës mysafire.

Në aksionin vijues futbollistët e Dritës organizojnë një sulm të rrjedhshëm së pari Maliqi gjuan portieri Kolshi mbron degazhon topin shkurtazi gjerë te Fortunato i cili nuk e patë vështirë nga 6-7 metra të shënon.

Fundamenti

Gjerë në fund të ndeshjes futbollistët e Dritës kërkuan golin e fitores, por në momentet e caktuara futbollistët e Dritës nuk ishin në vendin e duhur.

Trajneri i Besës Gani Sejdiu pas ndeshjes deklaroi.”Mendoj se është një barazim real, kemi pas një kundërshtar të fortë e cila kërkoi pikët e saja në këto momente por kështu e ka futbolli”

Ndërsa ndihmës trajneri i Dritës Afrim Shahini theksoi.”Humbëm dy pikë të vlefshme në këto momente, Besa u tregua skuadër cilësore në ndeshjen e sotme”./rajonipress/

Drita – Latifi, Baxhuku(Rexhepi), Bergonsi, Haliti, Hashani, Berisha, Kuka, Zeneli (Osmani), Fortunato, Mavriqi(Ramadani), Maliqi.

Besa – Kolshi, Pacolli, Karahoda, Prekazi, Dabiqaj, Emini, Elshani (Sheqerolli), Gashi, Shabani(Ruhani), Turku, Miftari.

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues rreth 1500
Gjyqtar – Kosumi, Zeqiri, Rama, Maloku
Kartona të verdhë – Haliti, Hashani, Ramadani, Maliqi (D) Kolshi, Emini, Elshani, Gashi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.