Mobi Casa

Drita nuk njeh kundërshtar, mposht Drenicën në “Bajram Aliu”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kampioni aktual Drita e cila është edhe lidere në futbollin e Kosovës, me lojë të mirë ka mposhtur Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, për ta mbajtur pozitën e parë.

Futbollistët e Drenicës gjatë 90 minutave asnjëherë nuk arritën ta rrezikojnë portën e portierit të Dritës, Leutrim Rexhepit.

Futbollistët e Dritës arrinë në epërsi në minutën shtesë të pjesës së parë, kapiteni Ardian Limani nga 30 metra gjenë Ajzerajn i cili me kokë mposht portierin Arion Ymerin.

Në fillim të pjesës së dytë në minutën e 48-të, Lushtaku në mënyrë të palejuar ndal Ajzerajn duke shkaktuar penallti, e dënimin më të rënd të futbollit e ekzekuton Fidan Gërbeshi për të realizuar për 0-2.

Hidromorava

Në fund të ndeshjes në minutën e 90-të, edhe një herë Limani asiston bukur gjerë tek Betim Haxhimusa i cili me gjuajtje precize nga 15 metra detyron portierin e Drenicës ta nxjerr topin nga rrjeta e tij për rezultatin përfundimtar 0-3.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, deklaroi.
“Goli erdhi në momentin e duhur, nuk e patëm freskinë për shkak të orarit të ngjeshur, por në pjesën e dytë e kontrolluam ndeshjen mirë dhe pritem gabimet e kundërshtarit, këto pikë janë tejet të vlefshme ne vazhdojmë për javët e ardhshme”.

Drita në javën e 18-të, ballafaqohet me Arbërinë në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.