GRANDEMALL

Drita nuk ndalet “viktima” e radhës ishte Feronikeli

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Futbollistët e Dritës kanë arritur në javën e 29-t,ë në Superligën e Kosovës, ta mposhtin skuadrën nga Drenasi, Feronikelin me rezultat 2-1 duke e ruajtur pozitën e parë në tabelën e klasifikimit.

Në një ndeshje mesatare “bardhekaltërtit” e Dritës, arritën dy herë ta mposhtin portierin Florian Smakiqin, për të ruajtur diferencën ndaj skuadrave tjera përcjellëse, tani me këtë fitore Drita është larg Ballkanit 5pikë, Gjilanit 6 pikë dhe Prishtinës 7 pikë.

Në pjesën e parë në minutën e 26-të, Xhevdet Shabani lëshon rast të volitshëm, por gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë portës.

Mesfushori Erjon Vucaj në minutën e 34-të nga 30 metra me gjuajtje precize e të fort arrinë ta mposht portierin Smakiqin 1-0.

Të vetmin rast futbollistët mysafirë e patën në minutën e 43-të, kur me kokë gjuan Gbowea por pret Faton Maloku.

Në minutën e 55-të, mesfushori Besmir Bojku përfiton nga gabimi i portierit Faton Malokut i cili nga 13 metra në tollovinë e krijuar barazon në 1-1.

FIDANISHTJA

Pas një kundërsulmi të shpejt Blakqori i Dritës pengohet në zonën e rrezikshme të Feronikelit dhe arbitri i kësaj ndeshje Selim Isufi nga Mitrovica akordon në pikën e bardhë.

Nga pika e bardh i pagabuar ishte Fidan Gërbeshi, dhe sjell skuadrën e tij përsëri në epërsi 2-1.

Pas kësaj fitore Drita ka tubuar

Pas ndeshjes trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, deklaroi.
“Po e kemi vështirë ti motivojmë futbollistët pasi në këtë kampionat nuk po kemi aspirata, dhe kështu po i shfrytëzojmë futbollistët e rinjë për t`i sprovuar, dhe për të shikuar për planet e ardhshme”.

Ndërsa, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka deklaruar.
“I përgëzoj futbollistët për angazhim, fituam tri pikë të rëndësishme, në këtë ballafaqim na mungoi goli i qetësisë, tani na presin ndeshje të vështira dhe tani do të fillojmë të mendojmë për ndeshjen kundër Prishtinës”.

Në javën e ardhshme Drita udhëton në kryeqytet për tu takuar me Prishtinën
pas 29 javëve Drita ka tubuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.