Eko Higjiena

Drita nuk mposhtet në Belgjikë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Drita ka arritur të marrë një barazim të madh në udhëtim te Antwerpi në Belgjikë. Në kuadër të ndeshje së parë të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës, Drita ka barazuar 0:0 kundër Antwerpit.

Është ky edhe një rezultat pozitiv i ekipit nga Gjilani, që në edicionin e kaluar të Ligës së Konferencës pati paraqitje dinjitoze ndaj Feyenoordit.

Kishte barazuar 0:0 në Prishtinë dhe ishte mposhtur me mund të madh 3:2 në Roterdam. Antwerpi ishte favorit absolut para ndeshjes dhe e dominoi atë, por nuk mundi të realizojë asnjëherë në portën e nënkampiones së Kosovës.

ARKATANA

Ekipi belg krijoi shumë mundësi shënimi, megjithatë falë lojës së disiplinuar të futbollistëve të Dritës dhe intervenimeve të portieri Faton Maloku, ndeshja u mbyll pa gola. “Intelektualët” provuan të shënonin me anë të kundërsulmeve.

Një rast të mirë e pati Arbnor Muja dhjetë minuta para fundit, por gjuajtja e tij shkoi drejt e në duart e portierit të Antwerpit.

Plotë 27 tentime i patën vendasit, prej tyre katër gjuajtje ishin brenda kornizës. Ndërkaq ekipi kosovar tentoi gjashtë herë, ku katër gjuajtje ishin brenda kornizës. Te Antwerpi titullar ishte mbrojtësi kosovar Laurit Krasniqi. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me 28 korrik prej orës 20:00.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.