United Hospital

Drita nuk ka të ndalur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në javën e 10-të, të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, Drita ka arritur ta mposht Trepçën 89 me rezultat të pastër 3-1.

Drita nga 10 ndeshje ende nuk ka pësuar disfatë në ciklin e parë të garave, ndërsa në ndeshjen e parë Trepca’89-Drita kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Drita epërsinë e parë e arriti në minutën e 8-të, Muharrem Jashari me një goditje të fortë nga 17 metra sjell skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Në fillim të pjesës së dytë në minutën e 55-të, Besnik Krasniqi nga pika e bardhë shënon për 2-0.

Arbitri kryesor i kësaj ndeshje Jahmurataj e anuloi golin e Trepçës 89 në minutën e 50 për të dhënë penallti për Dritën që ishte shkaktuar më herët.

Mobi Casa

Rezervisti Ardit Tahiri, përfiton në minutën e 70 pas gabimeve të mbrojtjes mysafire duke kaluar edhe portierin mysafirë duke e fundosur skuadrën mysafire 3-0.

Mysafirët nëpërmjet Sekiraqës në minutën e 15 goditën transferzalen e Malokut, ndërsa në minutën e 80 Shala shënon në portën e Malokut por ishte pozitë jashtë loje.

Golin e nderit mysafirët e shënojnë në minutat shtesë të ndeshjes nëpërmjet kapitenit Muja, i cili mposht nga afërsia Malokun e Dritës.

Drita kryeson në tabelë me 24 pikë i ndjekur nga Ballkani i cili ka tri ndeshje më pak të zhvilluara./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.