ARKATANA

Drita nga Drenasi kthehet e pamposhtur

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ndeshja kryesore e javës së 15-të në futbollin e Kosovës, e cila u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në mes Feronikelit e Dritës, është përmbyll me rezultat të barabartë 0-0.

Skuadra e Dritës me këtë pikë të importuar ka ruajtur hapin me skuadrat të cilat i prijnë tabelës së klasifikimit.

Gjatë 90 minutave ndeshja kryesisht është zhvilluar në gjysmëfushë, me pak raste shënimi nga dy skuadrat.

Në minutën e 4-të, Dabiqaj provon nga largësia Tofilovski mbron shkurtasi topi dëbohet tek Rexha i cili gjuan por Tofilovski edhe njëherë intervenon duke shpëtuar portën e tij.

Një minutë më vonë kapiteni Lladrovci me kokë për pak sa nuk shënon.

Në pjesën e dytë, Kastriot Rexha gjuan me kokë por nuk godet portën për disa centimetra.

UBT

Rast të mirë shënimi futbollistët e Dritës e patën në minutën e 60-të, nga një pozit e volitshme Namani gjuan pranë portës së Smakiqit.

Pesë minuta më vonë, edhe Izair Emini tenton por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës.

Rastin më të mirë të ndeshjes futbollistët e Dritës e kishin në minutën e 70-të, Xhevdet Shabani i vetmuar gjuan plogësht drejt në duart e portierit Smakiqi.

Skuadra e Dritës pozicionohet në pozitën e tretë me 29 pik, ndërsa Feronikeli në pozitën e 6-të me 23 pikë

Në javën e 16 Drita ballafaqohet me Llapin në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.