Fundamenti

Drita në stilin e kampionit mposht Drenicën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në javën e VIII-të, skuadra e Dritës në stadiumin e qytetit në Gjilan ka mposhtur Drenicën nga Skenderaj me rezultat 4-1.

Futbollistët e Dritës pas humbjes ndaj Ballkanit në javën e VII-të, me plot meritë kanë mposhtur “kuqezinjët” e Drenicës duke ju kthyer fitoreve.

Futbollistët e Dritës që në fillim të ndeshjes në sekondën e 50 pas harkimit të Alidemës, Bujar Shabani me kokë mposht portierin Arion Ymerin.

Mesfushori Hamdi Namani në minutën e 22-të, shënon pas goditjes nga këndi dhe e detyron Ymerin të nxjerr topin nga rrjeta e tij.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, pas krosimit të Astrit Fazliut më së larti kërceu Kastriot Rexha i cili me kokë ngrit epërsinë në 3-0.

Eco Higjiena

Futbollistët mysafirë në këtë ndeshje arrin të shënojnë golin e nderit në minutën e 47-të, me goditje precize Baton Zabërgja mposht Malokun e Dritës.

Në këtë ndeshje jo të barabartë gjithçka vulos Betim Haxhimusa në minutën e 80-të, së pari kapiteni Limani gjenë Haxhimusën i cili i pa penguar vulos gjithçka në këtë ndeshje.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas 90 minutave deklaroi.
“Pas humbjes ndaj Ballkanit futbollistët treguan karakter duke u kthyer fitoreve, jam i kënaqur me angazhim e futbollistëve dhe me plot meritë fitorja na takoj neve”.

Në javën e IX-të, Drita do të jetë mysafire tek skuadra e Arbërisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.