Eko Higjiena

Drita në Obiliq mposht Arbërinë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Në javën e IX-të, të Superligës së Kosovës në futboll në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, në cilësinë e mysafirit Drita ka mposhtur Arbërinë me rezultat minimal 0-1.

Golashënues i vetëm në këtë përballje ishte Bujar Shabani, i cili shënoi në fund të pjesës së parë.

Ashtu siq është pritur Drita me mjaft vështirësi ka mposhtur Arbërin, e cila edhe një herë u tregua skuadër shumë cilësore.

Raste të mira shënimi për Dritën kishte Kastriot Rexha në minutën 3 dhe 16-të, por gjuajtjet e tij përfunduan jashtë portës së portierit Donat Kaqiut.

Tek skuadra e Arbërisë raste të mira kishte Bruqi në minutën 8 e 12-të por portieri Faton Maloku ishte në vend.

Në minutën e 36-të, Hamdi Namani shënon gol por arbitri Tefik Maloku, sinjalizon pozitë jashtë loje duke e dëmtuar Dritën.

FIDANISHTJA

Goli i kësaj ndeshje i cili njëherit ishte vendimtar, ishte në minutën e 45-të, Xhevdet Shabani bukur gjenë Bujar Shabanin i cili devijon pak topin dhe shënon duke i sjell skuadrës së tij tri pikë tejet të vlefshme.

Futbollistët e Arbërisë patën rast të mirë kur lojtari më i mirë i tyre, Kryeziu, gjuan nga ndërprerja por gjuajtja bllokohet nga futbollistët e Dritës.

Në minutën e 83-të, Betim Haxhimusa koritet nga 5-6 metra i pa penguar godet shtyllën pingule të Arbërisë.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, deklaroi.
“Arbëria ishte një kundërshtar i fort, kjo ishte fitore shumë e rëndësishme pasi kampionati është mjaft i fortë, por ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë javë pas jave”.

Ndërsa trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, pas ndeshjes deklaroi.
“Drita është një kundërshtar i fort është kampione, por futbollistët e mijë po luajnë mirë por po na mungon konkretizimi i rasteve, por jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të mijë”.

Nga shtatë ndeshjet e zhvilluara Drita ka tubuar 16 pikë, ndërsa në javën e X-të Drita është mysafire e Llapit në Podujevë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.