Uji Dea

Drita në krizë, Intelektualët reagojnë me bojkot

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Skuadra e Dritës nuk e ka filluar stinorin ashtu siç është pritur, pasi nga 14 ndeshjet e zhvilluara ka grumbulluar 25 pikë, 10 më pak se lideri Ballkani – që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Për këto rezultate jo të mira, kanë reaguar tifozët e klubit, Intelektualët, të cilët në faqen e tyre zyrtare kanë shkruar së nga sot do të jenë në bojkot deri në shkarkimin e trajnerit Akis Vavalis dhe drejtorit të klubit, Valon Zymberi.

Në reagimin e plotë të tyre, thuhet: Përkundër dëshpërimeve të njëpasnjëshme, tash e tre sezone radhazi, ne kemi heshtur e nuk jemi ankuar, kemi qenë prezent e kurrë s`kemi munguar, duke besuar në profesionalizmin dhe seriozitetin e klubit, por tanimë situata ka arritur në kulminacion!

Intelektualët 1998 deklarohen në bojkot nga sot deri në shkarkimin e trajnerit Akis Vavalis dhe drejtorit sportiv Valon Zymberi, që në sytë e gjithë tifozërisë dhe qytetit janë fajtorët kryesorë pse DRITA nuk po bën dritë e nuk po arrin qoftë edhe dy fitore radhazi, pa folur për objektiva më madhorë që as nuk po shihen si të mundshëm në horizont!

Fundamenti

Nuk është aspak çështje rezultatesh apo trofesh, sepse Intelektualët kanë qenë aty, edhe në periudha tre vjeçare me barazhe, në lufta për mbijetesë e edhe në liga më të ulëta. Sepse ne asnjëherë nuk kemi qenë tifoz të sukseseve apo kupave, por vetëm të DRITËS.

Kemi qenë aty, të zëshëm e të pandalshëm, edhe kur skuadra nuk fitonte kurrë e nuk i kishte as 10 pikë në renditje, por tani mjaft, sepse niveli ynë i përkrahjes, fanatizmi i qytetit pas DRITËS dhe dashuria e bartur nga gjyshërit te nipat për emblemën 1947, nuk meriton të njolloset nga paaftësia e një njeriu që ka ngatërruar edhe sportin, apo paaftësia e një trajneri që ka ngatërruar edhe vendin!

Andaj, nga sot bojkotojmë tribinën deri në reflektim. Përzgjedhjen le t’a bën klubi. Ose ne ose Vavalis. Ose ne ose Zymberi. Por, paraprakisht dijeni se përgjegjësi për veprimet e mundshme nuk i marrim më ne, përderisa nuk merren masa shkarkimi ndaj personave në fjalë. ULTIMATUM!
Intelektualët
1998, Gjilan 27.11.2023

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.