HW

Drita në finale të Kupës së Kosovës

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Futbollistët e Dritës në ndeshjen kthyese të DigiTalb Kupës së Kosovës me plot meritë ka mposht skuadrën nga Mitrovica Trepçën 89 me rezultat 3-0

Në ndeshjen e parë futbollistët e Dritës kishin pësuar me rezultat 1-0 por “bardh e kaltertit” e Dritës u deshtë t`i zhvillojnë 120 minuta për tu shpallur fitues të kësaj gjysmë finale të Kupës së Kosovës.

Golin e epërsisë futbollistët e Dritës e arritën në minutën e 27 nga pika e bardh duke shënuar Kelmendi dhe duke barazuar rezultatin e ndeshjes së parë.

Në minutën e 37 Sejdiu i Dritës gjuan furishëm nga 17 metra por Beqiri i mysafirëve mbron me sukses.

Në fillim të pjesës së dytë Kurtishaj ka mundur shumë lehtë ta barazon rezultatin në 1-1 , por gjuajtjen e tijë e ndalë shtylla pingule e Dritës.

Në minutën e 70 Murati ishte në pozitë të mirë të shënon, por Beqiri i mysafirëve mbron duke shpëtuar rrjetën e tij.

Në vazhdim nga 15 minuta futbollistët e Dritës u treguan më të freskët se mysafirët Xhevdet Shabani pasë kalon dy futbollist mbrojtës të Trepqës 89 nga 13 metra gjen këndin e poshtëm të portierit Beqiri duke ngrit epërsinë në 2-0

Në minutën e 115 Kurtishaj i vetmuar nga 7 metra gjuan jashtë portës ishte rasti ku gjithçka mund të përmbytej.

United Hospital

Golin e, ”nokautit” futbollistët e Dritës e shënojnë në minutën e 118 Almedin Murati pas një mos pakujdesie të futbollistëve mysafirë shënon nga 40 metra duke sjell emocione në stadiumin e qytetit në Gjilan

Pas ndeshjes trajneri i Dritës Sedat Pajaziti nuk fshehi gëzimin e tij drejt finales:”Jam shumë i lumtur i përgëzoj futbollistët e mijë kjo është një dhuratë për tifozët “Intelektualët”.

Trajneri i Trepçës 89 , Gani Sejdiu theksoi:”U treguam skuadër e papjekur, jam i zhgënjyer, ndërsa futbollistëve të mijë ju mungoi vetëbesimi”.

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues- rreth1500
Gjyqtar: Nuza Jahmurati Musolli Mustafa
Kartonë të verdhë :Hashani (D), Troshupa (T89)

Drita – Hakimi, Ramadani, (Byqmeti) Tosuni, Haliti, Hashani, Shabani, Kelmendi, (Baxhuku) Sejdiu, (Kastrati) Berisha, Ajdari, Murati.

Trepça89: Beqiri, B,Hasani, Troshupta, Idrizi, Sh, Idrizi, Mustafa,(Maloku) Kurtishaj, Patoku, Adeleke (Ajdari) A.Mustafa, Pevqeli (F. Hasani).

Futbollistët e Dritës në finale do të takohen me skuadrën nga kryeqendra Prishtinën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.