Drita mposhtet nga Dudelange, por i mban shpresat gjallë me golin e shënuar si mysafir
Drita është mposhtur nga Dudelange në ndeshjen e parë rundit të dytë kualifikues për Evropa Ligë të enjten në Luksemburg.
Kampionia e Luksemburgut ishte nikoqire e homologes së vet nga Kosova, Dritës, në “Jos Nosbaum” të Dudelanget, duke e mundur me përmbysjen 2-1 në ndeshjen e parë, raporton Gazeta Express.
Megjithatë, klubi nga Gjilani na nxjerrë rezultat sadopak pozitiv nga ky takim, pasi goli i shënuar si mysafir nënkupton se një fitore minimale prej 1-0 pas një jave në shtëpi e con Dritën në rundin e tretë kualifikues të Evropa Ligës.
Vendasit e nisen më mirë ndeshjen duke rrezikuar seriozisht, por goditja e Perezit u bllokuar nga mbrojtja e Dritës kur akrepat shënonin një çerek lojë.
Rasti më i mirë i Dritës erdhi në minutën e 28-të , por Shabani e huqi cakun e portës.
Dudelange e vazhdoi dominimin ndaj Dritës e cila u mbrojt fuqishëm duke e mbajtur rrjetën e portës të paprekur.
Shabani e lëshoi edhe një rast tjetër të mirë për klubi nga Gjilani, rreth dy minuta pa përfunduar takimi.
Drita e shtoi dominimin ndaj Dudelange në 15 minutat e fundit duke krijuar më shumë raste dhe tentuar në drejtim të portës.
Dudelange e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, duke u treguar më e mirë dhe më e rrezikshme se Drita.
Klubit nga Luksemburgu iu shpagua dominimi kur Nicolas Perez realizoi në minutën e 66-të për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Për t’ia vështirësuar punët Dritës, Krasniqi që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja, pasi shkaktoi penallti.
David Turpelit e konvertoi në gol penalltinë dhjetë minuta para fundit, duke e përmbysur Dritën dhe ia dhuruar fitoren skuadrës së vet.
Drita do të ketë shanse të mira që në ndeshjen e kthimit në shtëpi pas një jave të kalojë në rundin e tretë kualifikues në Evropa Ligë. Një fitore minimale prej 1-0 do t’i mjaftonte klubit kosovar. /Gazeta Express/


