Fundamenti

Drita mposhtë Llapin në Merdare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në një ndeshje mjaft interesante ku u shënuan katër gola, skuadra e Dritës në një fushë tejet të vështirë në Merdare ka arritur ta mposhtë Llapin me rezultat 1-3. Futbollistët e Dritës që në minutën e 4-të, nëpërmjet Astrit Fazliut nga pika e bardhë sjell skuadrën e tij në epërsi me 0-1. Në minutën e 28-të, Krasniqi i Llapit ndëshkohet me karton të kuq nga Arbitri Genc Nuza pas rishikimit të Var-it.

Pesë minuta më vonë Hamdi Namani realizon për 0-2. Pesë minuta para pjesës së parë kapiteni Limani godet shtyllën e portierit Qolliq. Në fund të pjesës së pare, arbitri Genz Nuza barazon numrin e futbollistëve në fushë, pasi ndëshkon me karton të kuq Balden e Dritës duke akorduar penallti për Llapin.

I pa gabuar nga pika e bardhë ishte Shillova i cili zbut epërsinë në 1-2. Në minutën e 72-të, pas një harkimi të bukur nga Jashari, Simonovski i Dritës ishte i vëmendshëm në zonë duke realizuar golin e qetësisë në 1-3.

Mobi Casa

Llapi ishte shumë afër golit të dytë, por Sadriu godet shtyllën e portierit Maloku. Në minutën e 88-të, Llapi shënon nëpërmjet Firminhos duke ngushtuar rezultatin por me ndihmën e Varit goli anulohet.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka theksuar. “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, djemtë dhanë më të mirën e tyre, fusha ishte katastrofë. Sa i përket kartonëve të kuq unë i besoj VAR-it, për këtë nuk e lodhi kokën”.

Drita pas XI-të xhirove, zë pozitën e dytë me 19 pikë. Në javën e ardhshme Drita ne Gjilan e pret Malishevën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.