Eko Higjiena

Drita mposht Vushtrrinë për të marrë kreun e tabelës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri, në kuadër të javës së 19-të, skuadra e Dritës ka arritur ta mposht Vushtrrinë me rezultat 2-3.

Futbollistët e Dritës arrin në epërsi në minutën e 18-të, së pari Blakqori harkon e me kokë Emini sjell skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Skuadra vendëse arrin ta barazon shpejt rezultatin në minutën e 31-të, Drilon Fazliu pas një tollovie gjuan Tofilofski i Dritës ngatërrohet dhe topi ishte në vijën fatale të portës së tij dhe ishte mjaft diskutabile se a kishte kaluar topin vijën fatale, por arbitri Nuza tregon se goli ishte i rregullt.

Mesfushori Vuqaj në minutën e 35-të, gjuan furishëm nga 30 metra duke shënuar gol mjaft të bukur, por edhe portieri vendas Koubassanath reagon mjaft dobët për të kaluar në epërsi në 2-1.

Në pjesën e dytë vendasit arrin ta barazojnë rezultatin në minutën e 61-të, pas disa kombinimeve Istrefi arrin ta gjej rrjetën e portierin Tofolofskit.

United Hospital

Në minutën e 72-të, qendërsulmuesi Kastriot Rexha pas goditjes nga këndi me kokë arrin ta shënon golin e fitores në këtë ballafaqim mjaft të vështirë.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka theksuar.
“I urojë futbollistët e mi për këto tri pikë tejet të vlefshme, ishte fusha e vështirë por ne arritëm ti marrim tri pikë dhe kjo është për atë që kemi udhëtuar në ndeshjen e sotme”.

Drita në javën e 20-të, është nikoqire e Drenicës.

Me këtë fitore Drita tani ka 37 pikë aq sa ka Ballkani në pozitën e parë, por skuadra e Ballkanit ka një ndeshje më pak të zhvilluar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.