Fundamenti

Drita mposht Trepçën’89 pas 19 vite në “Riza Lushta”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në javën e 24-të, skuadra e Dritës ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit, kësaj radhe “viktimë” e “bardhekaltërve” të Dritës ishte Trepça’89 e cila mposhtet nga Drita në stadiumin e saj “Riza Lushta” në Superligë pas plot 19 vite.

Xhevdet Shabani në minutën e 17-të, pas ndërprerjes me mjeshtri gjuan nga 24 metra duke gjetur këndin e epërm të portierit vendas Ardit Hysenit duke sjell skuadrën e tij në epërsi në 1-0.

Gjatë tërë ndeshjes futbollistët e Dritës kishin më tepër nga loja dhe këtë e shfrytëzuan më së miri në minutën e 70-të. Astrit Fazliu me një harkim milimetrike gjenë Kastriot Rexhën të vetmuar, i cili nuk e pati të vështirë nga 5 metra ta ngrit përsinë përfundimtare të kësaj ndeshje në 2-0.

Futbollistët e Trepcës’89 gjatë 90 minutave krijuan disa gjysmë raste drejt portës së Faton Malokut, por nuk ishin të rrezikshëm.

Fundamenti

Pas ndeshjes Ardian Nuhiu trajneri i Dritës theksoi.
“Ka qenë një sfidë mjaft e vështirë ndaj një kundërshtari të papërshtatshëm, ne zhvilluam një ndeshje të mençur dhe arritëm një fitore të merituar, gjerë në fund të kampionatit ka shumë ndeshje për tu zhvilluar ndërsa ne ndeshjet do ti marrim një nga një pasiqë lufta për titull do të jetë shumë e ashpër”.

Pas 24 javëve Drita kryeson në tabelë me 49 pikë.

Në javën e 25-të, Drita do të jetë nikoqire e Ferizaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.