ARKATANA

Drita mposht rivalin lokal Gjilanin, në një atmosferë të zjarrtë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në javën e 23 të Superligës së Kosovës në futboll për Junior, në stadiumin sintetik në fshatin Livoq, Drita ka mposhtur rivalin lokal Gjilanin duke e ndezur edhe më shumë garën për titull të kampionit.

Futbollistët e Dritës të cilët në këtë stinor janë inkuadruar në Superligë të Juniorëve janë duke bërë histori duke luftuar për titull të kampionit.

Për skuadrën e Gjilanit është kjo humbja e dytë nga rivali lokal pasi në vjeshtë e kishte mposhtur me rezultat 4-1, ndërsa sot me një lojë tejet të bukur ka shënuar
fitore të vlefshme me rezultat 1-0.

Futbollisti Yll Ibrahimi ishte trimi këtij derbi i cili shënoi nga goditja e lirë duke i siguruar skuadrës së tij fitoren e 14 të sezonit.

Uji Dea

Futbollistët e Gjilanit nuk arritën të fitojnë këtë përballje edhe pse kishin mundësi pasiqë futbollistët e Dritës nga minuta e 42-të mbetën me 10 futbollist në fushë pasiqë u përjashtua nga loja Artiol Rexha.

Në nivel të detyrës ishte edhe “gardiani” i Dritës Olti Ismajli i cili në disa raste ishte shpëtimtar i skuadrës së tij.

Këtë derbi e përcolli një numër i konsiderueshëm i tifozëve në këtë kohë të pandemisë COVID 19.

Drita me këtë fitore arrin në kuotën e 48 pikëve, ndërsa Gjilani mbetet edhe më tutje lider me 52 pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.