Eko Higjiena

Drita mposht “Minatorët” e Trepçës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Hendbollistët e Dritës në kuadër të javës së 10-të, të Superligës së Kosovës në hendboll, në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti”, në Gjilan në pranin e 200 shikuesve kanë mposhtur hendbollistët e Trepçës me rezultat 32-28.

Hendbollistët e Dritës edhe në këtë ballafaqim shpalosën potencialin e tyre hendbollistik, duke mos rrezikuar në asnjë moment fitoren tejet të rëndësishme përball Minatorëve të Trepçës.

Në pjesën e parë, hendbollistët e Dritës treguan lojë sulmuese e sulm efikas duke përmbyll pjesën me rezultat 18-14.

Një lojë e mirë e “bardh e kaltërve” të Dritës, vazhdoi edhe në pjesën e dytë me mbrojtje të shkëlqyer të portierit, Arbër Sylejmani dhe me sulm efikas të prirë nga “snajperisti” jo vetëm i Dritës por edhe në Superligën e Kosovës, Gëzim Misini, i cili kësaj radhe shënoi 11 gola. Misinit me të madhe i ndihmoi edhe Rinor Selmani, i cili ndeshjen e mbylli me 7 gola të shënuar.

Eco Higjiena

Me këtë fitore hendbollistët e Dritës renditen në pozitën e tretë me 14 pikë, pozitë e cila i shpie në garat ndërkombëtare, çka njiherit është edhe synim i Dritës.

Pas ndeshjes portieri, Arbër Sylejmani, i cili në këtë takim shkëlqeu theksoi.
“Është një fitore e merituar e skuadrës, dhamë gjithçka nga vetja për të dal fitimtar, kjo fitore është shumë e rëndësishme pasi kjo pozitë na shpije në garat Evropiane”.

Ndërsa golashënuesi dhe “snajperisti” më i mirë i Dritës, Gëzim Misini deklaroi.
“Kemi mposhtur një skuadër e cila ka ambicie të mëdha në këtë stinor, të gjithë hendbollistët dhamë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe për këtë fitore jam i lumtur, ndërsa shpresoj se edhe në javët e ardhshme skuadra do të jetë në këtë formë momentale të cilën e kemi”.

Në javën e 11-të hendbollistët e Dritës udhëtojnë në Ferizaj ku do të takohen me Kastriotin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.