Mobi Casa

Drita mposht me lehtësi Arbërinë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Drita ka marrë një fitore të rëndësishme në ‘Zahir Pajaziti”, kundër skuadrës së Arbërisë, ndeshje e vlefshme për javën e 27 në Superligën e Kosovës në futboll.

“Bardhekaltërtit” mposhtën 1-3 Arbërinë dhe bën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së titullit të kampionit. Edhe pse që nga fillimi i ndeshjes Drita ishte më e mirë se kundërshtari dhe kishte raste të mira shënimi, skuadra e Arbërisë arriti e para të kalojë në epërsi.

Në minutën e 23-të, pas një tollovie në zonë Dior Zabergja me një goditje të bukur mposht Malokun për 1-0. Gëzimi i vendasve zgjati vetëm 2 minuta pasi në minutën e 25-të, pas një depërtimi të bukur Festim Alidema gjuan nga distanca dhe arrinë të barazon rezultatin në 1-1.

Fundamenti

Skuadra e Dritës arrinë që të rikthen rezultatin në pjesën e parë, në minutën e 33-të, Esosa Irogue me një goditje të saktë brenda zonës shënon për rezultatin 1-2. Në minutën e 40-të, mbrojtësi i Arbërisë Gersid Lika luan me dorë dhe gjyqtari i takimit akordon penallti për skuadrën e Dritës, por penalltinë nuk arrinë ta konkretizoj në goll Erjon Vucaj pasi goditjen e tij nga 11 metërshi e pret portieri Thaqi.

Në pjesën e dytë, skuadra e Dritës arriti të kontrolloj ndeshjen pa presion dhe gjithashtu shënoj edhe golin e qetësisë. Në minutën e 63-të, Ardian Limani bukur gjen ne zonë Haxhimusën e ky i fundit nuk e pati vështirë të shënon për rezultatin përfundimtar 1-3. Me këtë fitore Drita rikthehet në pozitën e parë me 58 pikë, 3 pikë më shumë se Ballkani që nesër do ta zhvillojë ndeshjen derbi kundër Prishtinës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.