Drita mposht Gjilanin në spektaklin e futbollit
Gjilan – Skuadra e Dritës më derbin e Superligës së Kosovës në futboll me plot meritë mposht rivalin lokal Gjilanin me rezultat 2-0. Atmosferën që krijuan gjatë këtyre ditëve dy palët e tifo klubeve ‘Skifterat’ e Gjilanit dhe ‘Intelektualët’ e Dritës e cila u përcollë gjatë tërës lojës dëshmoi se me plotë meritë qyteti i Gjilanit ka pse të krenohet me këtë derbi futbollistik.
Shkallët e stadiumit ishin të vogla për të zënë të gjithë të interesuarit për të përcjell derbin lokal duke krijuar emocione të veçanta tek shikuesit në stadium.
Futbollistët e Dritës ishin të parët që atakuan portën e Faton Malokut ishte minuta e 4 kur sulmuesi i Dritës Alban Shillova gjuan nga 5-6 metra por Maloku i Gjilanit mbron gol të sigurt.
Në minutën e 12 mbrojtësi i Gjilanit Ylber Kastrati gabon topi dëbohet gjerë te Shillova i cili gjuan godet shtyllën pingule të Malokut, topi dëbohet gjerë të mesfushori Xhevdet Shabani i cili nga 12-13 metra tund rrjetën e Malokut duke sjellur gëzim të pa përshkruar tek tifozët e Dritës “Intelektualët”.
Futbollistët e Gjilanit të vetmin rast në pjesën e parë e krijuan në minutën e 23 kur Eminhaziri nga 14 metra gjuan mbi portën e portierit të Dritës Artan Latifit.
Në pjesën e parë futbollistët e Dritës ishin ata të cilët vazhdimisht kanë diktuar tempon e lojës ndërsa ata të Gjilani kërkonin që nëpërmjet kundërsulmeve të atakonin portën e Dritës.
Në pjesën e dytë në minutën e 56 akordohet penalti pasi më parë pengohet futbollisti i Dritës Endrit Krasniqi, kurse me sukses penaltinë e konkretizon Fillim Guraziu duke ngritur epërsinë në 2-0.
Futbollistët e Gjilanit rastin më të mirë për të zbutur epërsinë e skuadrës së tyre e kishte në minutën e 75 Gëzim Rusi i vetmuar nga 14 metra gjuan mbi horizontalen e Dritës.
Futbollistët e Gjilanit që nga minuta e 60 ishin me një futbollist më pak pas ndëshkimit me kartonë të verdh u deshtë ta braktis lojën Arbër Shala, ky ishte kartoni i 3-t i kuq në këtë stinorin për mbrojtësin e Gjilanit.
Edhe futbollisti i Dritës Armend Kastrati u desh të largohet nga loja 5 minuta para përfundimit të takimit pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë.
Pas ndeshjes futbollisti më i mirë i këtij takimi dhe gola shënuesi i parë i Dritës Xhevdet Shabani deklaroi. “Fituam me plot meritë gjithçka funksionoi për mrekulli dhe jam shumë i gëzuar për këtë fitore”.
Trajneri i Gjilanit Sedat Pajaziti ka theksuar:”Nuk funksionoi asgjë luajtëm shumë dobët, na mbetët të korrigjohemi dhe të shikojmë për takimet e ardhshme”.
Ndërsa Trajneri i Dritës Bekim Isufi tha:”Luajtëm një lojë perfekte nuk i dhamë kundërshtarit në asnjë moment hapësirë kjo është fytyra e vërtet e skuadrës së Dritës do të vazhdojmë me këtë tempo”.
Gjilani Drita 0-2 (0-1)
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues; 8000
Gola shënues: Xh, Shabani min. 12 dhe Guraziu min. 56
Kartona të verdhë: Kera , Shaqiri (Gj), Ramadani, Shillova (D)
Kartona të kuqë : Shala (Gj) Kastrati (D)
Gjyqtar : Nuza, Berisha, Selimaj, Kelmendi
GJILANI- Maloku, Shala, Kastrati, Hasani, Kera, Krasniqi (Morina) Mustafa (Shaqiri), Eminhaziri (Haxhimusa),
Rusi, Shabani, Gashi .
DRITA – Latifi, Limani, Haliti, Hashani, Qerkini, Kastrati, Ramadani, Guraziu(Ramadani), Shillova (Krasniqi),
Shabani, E, Krasniqi(Cakaj)./rajonipress/


