RCCOLA

Drita mezi mposht Dukagjinin me golin nga pika e bardhë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Futbollistët e Dukagjinit për pak sa nuk kanë arritur të bëjnë befasinë gjatë këtyre 14 javëve të Superligës, duke marrë një pikë nga ballafaqimi me Dritën në Gjilan.

Edhe njëherë po dëshmohet se futbollistët e Dritës nuk janë në formë ashtu siç jemi mësuar ta shohim këtë skuadër, por edhe ka mungesë të efikasitetit për të shënuar gol kjo gjë u vërtetua edhe sot me Dukagjinin.

Në pjesën e parë futbollistët e Dritës kanë luajtur mjaft dobët, ndërsa futbollistët e Dukagjinit kryesisht u mbrojtën gjatë tërë ndeshjes duke mos rrezikuar asnjëherë portën e portierit, Darko Tofiloskit.

Nga gjysmë raste në pjesën e parë kishte Xhevdet Shabani në minutën e 13-të, por gjuan jashtë portës dhe Hamdi Namani në minutën e 45-të, por nuk arrin nga një pozitë e mirë ta dërgon topin në rrjetën e Muhaxherit.

Portieri mysafirë, Altik Muhaxheri, ishte më meritori që rrjeta e tij nuk u tund më shumë se një herë në këtë ballafaqim.

Në fillim të pjesës së dytë, Fortunato, gjuan me kokë jashtë portës.
Në minutën e 52-të, Bunjamin Shabani nga një pozitë e volitshme gjuan por pranë portës.

Raste të qindë përqindtë për shënim kishte Izair Emini në minutën e 70-të, por golin ja mohon portjeri Muhaxheri.

Uji Dea

Tre minuta më vonë Betim Haxhimusa me kokë nga 3 metra gjuan, por Muhaxheri intervenon duke shpëtuar gol të sigurt.

Sulmuesi i majtë, Bunjamin Shabani, në minutën e 86-të, gjuan nga 18 metra Muhaxheri devijon topin gjerë te shtylla e tij për të shpëtuar portën.

Në minutën e 90 kur mbi 200 shikues sa ishin në stadium menduan se Dukagjini do të arrijë të bën befasinë më të madhe të kampionatit, Erjon Vucaj pasi një depërtimi në zonë ndalet në mënyrë të palejuar nga mbrojtësi Syla dhe arbitri Visar Kastrati tregon pikën e bardhë.

Nga pika e bardhë shënon Izair Emini i cili i siguron tri pikë të mëdha skuadrës së tij, për ta mbajtur në luftë për titullin e kampionit.

Drita nga 14 ndeshje të zhvilluara ka tubuar 27 pikë, tri më pak se Ballkani në pozitën e parë.

Në javën e 15-të, Drita do të jetë mysafire e Feronikelit në Drenas./rajonipress/