Hidromorava

Drita më në fund tregon se është kampion aktual i Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Futbollistëve të Dritës ju deshën 10 javë për të treguar se janë kampion aktual të Kosovës në futboll, ata sot në stadiumin e qytetit në Gjilan kanë deklasuar skuadrën e Ballkanit nga Suhareka me rezultat të “tenisit” 6-1.

Për gjatë 90 minutave futbollistët e Ballkanit nuk ishin kundërshtar të denjët për skuadrën e Dritës, e cila sot nëpër mot me diell i ka kënaq tifozët e saj, si me lojë njashtu edhe me rezultat.

Serinë e golave e hap Betim Haxhimusa në minutën e 12-të, për rezultatin 1-0 .
Në minutën e 35-të Fidan Gërbeshi ngrit epërsinë në 2-0, nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë Fionit Shaqiri arrin të shënon për 3-0.

Në minutën e 47-të, Besnik Krasniqi ndëshkohet me karton të kuq pasi goditi me bërryl Vucajn e Dritës.

Fundamenti

Mbrojtësi i Ballkanit, Liridon Kukaj gabimisht mposht portierin e tij për rezultatin 4-0.

Mesfushori Endrit Krasniqi, pas depërtimit të tij të mirë shënon për 5-0.
Në minutën e 87-të, Baftiu i mysafireve realizon golin e nderit nga 23 metra mposht Rexhepin për 5-1.

Kapitullin e kësaj ndeshje e përmbyll ashtu siç e filloi, Haxhimusa në minutën e 89-të, për 6-1.

Trajneri i Dritës, Shpëtim Duro ka deklaruar.
“Drita ka filluar lojën e sajë dhe ne jemi shumë optimist që këtë ritëm do ta mbajmë sa më gjatë”.

Në javën e 11-të, Drita takohet me Ferizajin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.