Fundamenti

Drita më në fund shënon fitoren, mposht Drenicën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Skuadra e Dritës në javën e 5-të, të Superligës së Kosovës në futboll i rikthehet fitoreve, viktimë kësaj radhe ishte skuadra e Drenicës ku u mposht me rezultat 3-0.

Mbi 2000 ishin mbledhur në stadiumin e qytetit në Gjilan për të përcjell idolët e tyre, ndërsa këta të fundit shikuesit e saj i kënaqi me rezultat të arritur.

Futbollistët e Dritës në pjesën e parë nuk arritën të rrezikojnë shumë seriozisht portën e Ymerit, gjithçka ishte në gjysmë raste.

Mysafirët shumë lehtë kanë mundur të shënojnë dy herë, së pari në minutën 36-të, mbrojtësi Gërbeshi shpëton gol të sigurt duke ja mohuar Halimit të mysafireve për të shënuar.

Dy minuta më vonë në atë 38-të, Gashi me një goditje nga 27 metra gjuan furishëm por Halimi i Dritës pret për mrekulli.

Mobi Casa

Shtatë minuta të fillimit të pjesës së dytë sulmuesi Përparim Livoreka zhbllokon rezultatin duke sjell gëzim në stadium 1-0.

Dhjetë minuta më vonë në atë të 67, pas një depërtimi të Xhevdet Shabanit ku gjen në zonë Kastriot Rexhën ku ky i fundit shënon duke ngrit epërsinë në 2-0.

Një minutë më vonë përsëri depërton në zonë Xhevdet Shabani duke u penguar në zonë të rreptësisë dhe Nuza akordon penallti, nga pika e bardh, i pagabueshëm ishte Gërbeshi duke trefishuar rezultatin.

Me atë se çka u dallua në këtë ndeshje skuadra e Dritës e deshti fitoren më shumë se çdo ndeshje tjetër, së paku për tu rehabilituar para tifozëve të saj “Intelektualët”, të cilët presin që skuadra e tyre të jetë në kreun e tabelës së klasifikimit të Superligës së Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e ardhshme skuadra e Dritës do të takohet me Vllaznin e Pozheranit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.