Uji Dea

Drita më në fund këndellet

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Drita pas 2 dështimeve gjenë fitoren duke mposhtur Feronikelin me rezultat 3:1. Drita sot bëri një paraqitje të mirë duke shënuar 3 herë në portën e Smakiqit, se sa do të jetë e vlefshme kjo fitore mbetet të shihet në javët e ardhshme. Në minutën e 15, Astrit Fazilu ndalet ne mënyrë të palejuar, ndërsa gjyqtari Alban Shala akordon penallti.

Nga pika e bardhë i saktë ishte Alidema duke sjell skuadrën e tij në epërsi 1:0. Në minutën e 25, Fazilu i Dritës përsëri ndalet në mënyrë të palejuar brenda zonës, dhe gjyqtari Shala sërish akordon penallti për Dritën. Përgjegjësi përsëri e merr Alidema, por kësaj radhe nuk realizon, duke goditur horizontalen e Smakiqit. Futbollisti më i mirë i ndeshjes, Astrit Fazilu, në minutën e 49, pas gabimit të portierit Smakiqit, realizon për rezultatin 2:0.

Në minutën e 73, për rezultatin 3:0 u përkujdes Xhevdet Shabani, i cili pasi depërton bukur nga afërsia shënon. Golin e nderit, futbollistet e Feronikelit, e shënoj me kokë Simonovski, për të ngushtuar rezultatin në 3:1. Pas ndeshjes, trajneri Dritës, Ardian Nuhiu, deklaroi. “Futbollistët reaguan pas dy ndeshjeve negative dhe duhet t’i përgëzuar për luftën dhe angazhimin e bërë. Nuk e lejuam kundërshtarin që të na rrezikojë, ndërkohë që e patëm lojën nën kontroll. Ndeshjen e fituam me meritë. Ishim në një moment të keq dhe reaguam mirë. Duhet ta ulim kokën dhe të punojmë. Kemi katër ndeshje deri në fund dhe duhet t’i fitojmë të gjitha duke shpresuar në gabimin e kundërshtarëve”.

Uji Dea

Ndërsa, trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, theksoi. “Kur arbitri thotë se gaboi pa dashje, sepse edhe ai është njeri dhe mund të gaboj, atëherë jemi gjithçka në rregull. Por, në tri ndeshjet sa kam drejtuar Feronikelin, Drita ka përdorur taktikë edhe jashtë fushe dhe është e papërballueshme për ne që të luajmë kështu ndaj këtij kundërshtari.

Ne do të luftojmë deri në fund, sepse Feronikeli e meriton të jetë pjesë e Superligës. E meritoi të ishte edhe pjesë e finales së Kupës, por në këto rrethana sikurse është”./rajonipress/