Uji Dea

Drita me meritë mposht Besën

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Futbollistët e Dritës me plotë meritë shënuan fitore në javën e 5 duke e mposhtur Besën e Pejës me rezultat 1- 0.

Gjatë 90 minutave u zhvillua ndeshje interesante futbollistët e Dritës goditën shtyllën në dy raste po aq edhe mysafirët nga Peja.

Skuadra e Dritës ka mundur shumë lehtë të kalon në epërsi në minutën e 4 kur Krasniqi nga afërsia gjuan jashtë portës së mysafirëve.

Mysafirët në minutën e 15 për pak sa nuk shënojnë kur futbollisti më i mirë i mysafirëve Kastriot Rexha nga 18 metra gjuan furishëm por Latifi i Dritës shpëton portën e tij.

Në minutën e 30 Rexha për pak sa nuk shënon goditjen e tij me kokë nga 13 metra e ndal shtylla pingule e Latifit.

Një minutë më vonë Fillim Guraziu pasi kalon dy mbrojtës të Besës i vetmuar nga 4 metra qëllon shtyllën pingule të portierit musafi Valmir Bytyqit.

Në pjesën e dytë kryesisht takimi u zhvillua i hapur dhe pa kalkulime.

Në minutën e 60 Endrit Krasniqi i pa fat për pak sa nuk e sjell Dritën në epërsi këtë gjuajtje të tij ia ndal shtylla horizontale e mysafirëve.

Tre minuta më vona Fatih Karahoda i Besës gjuan nga 7-8 metra Latifi me mbrojtje bravuroza largon topin nëpërmjet shtyllës së tij pingule.

UBT

Në minutën e 72 Mark Milicaj i vetmuar me portierin Latifin gjuan, por Latifi sot ishte shumë i sigurt duke evituar gol të sigurt.

Momenti vendimtar i ndeshjes ishte në minutën e 85 së pari futbollisti më i dalluar i takimit të sotëm Endrit Krasniqi gjuan nga 20 metra portieri mysafir Bytyqi intervenon, topi dëbohet nga shtylla e tij pingule gjerë tek qendërsulmuesi Alban Shillova i cili nga 4-5 metra ia siguron skuadrës së tij tri pikë të reja, duke gëzuar tifozët e saj Intelektualët ku gjatë gjithë takimit mbështetën skuadrën e tyre.

Pas përfundimit të ndeshjes futbollisti mysafirë Florent Papuqi për shkak të protestës së tij ndaj gjyqtarit Genc Nuza ndëshkohet me kartonin e kuq./rajonipress/

DRITA – BESA 1-0 (0-0)

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues: 1000
Kartona të verdhë: Shabani (Drita) Dabiqaj, Rexha(Besa)
Karton i kuq: Florent Papuqi (Besa)
Gjyqtar: Genc Nuza, Jakup Musolli, Fatmir Krasniqi, Artan Tahiri.

Golashënues: Alban Shillova min. 85

Drita: Latifi, Hashani, Limani, Cakaj, Qerkini, Tosuni), Kastrati (Hajdari), Guraziu (Murati), Ramadani, Shabani, Krasniqi, Shillova.

Besa: Bytyqi, Osmani (Cacaj), F.Papuqi, Bekteshi, FI.Papuqi, Sheqerolli (Prekopuca), Dabiqaj, Karahoda, Goraj, Milicaj, Rexha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.