ARKATANA

Drita me lehtësi mposht dhe fundos Lirinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Skuadra e Dritës në javën e 23-të, të Superligës së Kosovës në futboll, ka mposhtur skuadrën nga Prizreni, Lirinë me rezultat 2-0.

Liria ishte ajo që në dy përballjet në këtë edicion të garave e kishte mposhtur Dritën, së pari në Prizren me rezultat 3-2 dhe në Gjilan 0-1.

Në ndeshjen e sotme, skuadrat gjatë 90 minutave nuk treguan futboll cilësor, sidomos pjesa e parë ishte mjaft anemike pa raste shënimi.

Mysafirët të parët arritën të rrezikojnë në minutën e 7-të, Fatih Karahoda gjuan me kokë mbi portë.

Në minutën e 31-të, Limani i Dritës provon nga 22 metra por Flamur Gashi shpëton rrjetën e tij.

KKVITI

Në minutën e 77-të, pas një sulmi të mirë Xhevdet Shabani harkon duke gjetur Fionit Shaqirin i cili nga 14 metra gjen këndin e epërm të Flamur Gashit.

Pesë minuta më vonë, në atë 82-të, mesfushori Endrit Krasniqi bukur gjenë Betim Haxhimusën i cili me mjeshtri nga 16 metra gjenë këndin e poshtëm të majtë të portierit Flamur Gashit.

Pas ndeshjes trajneri Erdogan Celina i Lirisë, deklaroi.
“Na prishën punë lëndimet që patëm në pjesën e parë, loja ishte e mirë, kampionati është i gjatë dhe shpresojmë se gradualisht do të mbledhim pikët e shpëtimit”.

Kurse, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes deklaroi.
“Futbollistët e mijë treguan se janë kualitativ dhe treguan karakter, zëvendësimet ishin të qëlluara ata shënuan, ndërsa ne do të vazhdojmë të tregojmë lojëra të mira pasiqë ka ende për tu luajtur”.

Në javën e 24-të, Drita do të takohet me Ferizaj në Ferizaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.