Hidromorava

Drita me lehtësi mposht Besën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në stadiumin e qytetit në Gjilan në kuadër të javës së 22-të, Drita e cila pretendon të mbrojë titullin nga viti i kaluar me lehtësi ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 3-1.

Ashtu siç është pritur Drita në të gjitha elementet gjatë 90 minutave ishte superiore ndaj futbollistëve të rinjë të Besës, ekip e cila qysh herët është përshëndetur nga Superliga e Kosovës në futboll.

Vendësit arrinë në epërsi në minutën e 6-të, Xhevdet Shabani pas një gjuajtje të sakt mposht portierin mysafirë Agron Kolaj.

Katër minuta më vonë, Shabani edhe njëherë ka mundur të mposht Kolajn por në momentin e fundin shpëton portën e tij.

Në minutën e 15-të, Xhevdet Shabani nga goditja e lirë shënon super gol duke ngritur epërsinë në 2-0.

Në pjesën e dytë futbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme Xhevdet Shabani nga ndërprerja godet horizontalen e mysafireve.

UBT

Futbollistët mysafirë nga Peja në minutën e 65-të nëpërmjet Ardi Hajdinin arrinë për të ngushtuar epërsinë në 2-1.

Por, dy minuta më vonë, Bujar Shabani bukur shërbehet nga bashkëlojtari Haxhimusa, i cili nuk e pati vështirë të shton epërsinë në 3-1.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas 90 minutave ka deklaruar.
“Ne nuk e nënçmuam kundërshtarin në asnjë moment, i uroj futbollistët për paraqitjen e tyre. Ne në asnjë moment nuk jemi nën presion, kemi treguar lojra të mira edhe në javët e kaluara por na mungoi rezultati por sot morëm edhe rezultatin e dëshiruar”.

Është për tu befasuar se afro 100 tifoz të Dritës ishin në shkallët e stadiumit, e kjo është befasi kur dihet masat e pandemisë të cilat i ka përcaktuar FFK.

Në javën e 23-të, Drita është udhëtuese në Drenas ku ballafaqohet me Feronikelin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.