Fundamenti

Drita mbijeton barazhin e tretë

/ 2 minuta lexim
HW

Futbollistët e Dritës, mbijetojnë në Superligë pasi ne stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-1.

Në një lojë shumë dramatike skuadra e Dritës me mund të madh ka mbijetuar edhe për një vit ne Superligën e Kosovës në futboll.

Leotrim Kryeziu ishte i pari dhe i vetmi nga skuadra e Dritës, që në pjesën e parë rrezikoj portën e Dukagjinit, por gjuajtjen e tij nga 25 metra e mbron Haxhijaj.

Golin e epërsisë Dukagjini e shënon në minutën e 34-të, Zallaj me një goditje të bukur nga 15 metra mposht portierin e Dritës, Halimin.

United Hospital

Golin e barazimit Drita e shënon në minutën e 64-të, së pari Livoreka harkon bukur tek Zeneli i cili me kokë barazon në 1-1.

Në minutën e 73-të, portieri i Dukagjinit, Visar Haxhijaj përjashtohet nga loja pasi bën ndërhyrje në sulmuesin e Dritës, Alban Shillovën. Në këtë rast gjyqtari i takimit, Fatmir Tahiri, ka mundur të akordon penallti pasi ndërhyrja ishte brenda 16 metërshit, por kështu nuk mendoi ai.

Golin e fitores Drita e arrin në minutat e shtesë, në minutën e 91-të Samir Zeneli harkon më së miri gjendet Alban Shillova, i cili me kokë nga 8 metra gjen rrjetën e Dukagjinit, për t`i siguruar fitore klubit të tij.

Trajneri i Drites, Milaim Zuzaku, pas ndeshjes deklaroi.
“Në asnjë moment nuk kam dyshuar në fitore. Drita në stinorin e ardhshëm do të jetë një skuadër e fuqishme”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.