ZN

Drita kompleton BKT Superligën

/ 1 minutë lexim
ZN

Edicioni i ri i BKT-Superligës së Kosovës fundjavën që lamë pas filloi me një ekip mangu. Kjo pasi Kolegji Universi nga Prishtina vendosi të tërhiqet nga garat, në prag të fillimit të tyre.

Mirëpo, Federata e Basketbollit e Kosovës tashmë e ka mbuluar atë pozitë që e la bosh Kolegji Universi. Drita e ka zëvendësuar atë, ndonëse ekipi gjilanas edhe vitin e kaluar ishte pjesë e elitës, nga e cila kishte rënë në fund të kampionatit.

ARKATANA

“Për arsye të kompletimit të BKT-Superligë, konform Propozicioneve të Garave, u procedua në bazë të Rregullores së Garave dhe njëherësh u kërkua nga Këshilli Profesional i FBK-së, që të vlerësojë, të analizojë dhe të propozojë skuadrën e gatshme, e cila do t’i bashkëngjitet karvanit të skuadrave në BKT Superligë”, thuhej të martën në njoftimin e FBK-së.

“Këshilli Profesional, pas analizave të bëra, propozoi Dritën nga Gjilani, ndërsa këtë e aprovoi Bordi i FBK-së”, theksohet në njoftim. Drita në fundjavë do ta presë SigKos Bashkimin.