Eko Higjiena

Drita kërkon “hakmarrje” ndaj Prishtinës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Hendbollistët e Dritës nesër duke filluar në ora 19:00 në palestrën sportive “Bashkim Selishta-Petriti”, do të jenë nikoqir të hendbollistëve të Prishtinës në çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Për këtë ballafaqim tejet interesant është një interesim i madh tek dashamirët e hendbollit, andaj me të drejt pritet që gjerë në fund të ndeshjes të jetë rezultat i paqartë.

Hendbollistët e “bardh e kaltërve” të Dritës, tri ditë më herët në kuadër të Superligës në shtëpinë e tyre pësuan humbje nga Prishtina, dhe me të drejt në këtë takim çerekfinale të Kupës së Kosovës kërkojnë “hakmarrje”nga mysafirët e Prishtinës për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Mobi Casa

Anëtari kryesisë së hendbollistëve të Dritës, Arbër Musliu për këtë sfidë të rëndësishme të Dritës theksoi.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë ne kemi adutet tona, respektojmë skuadrën mysafire,por synimi jonë është finalja e cila në shpije drejt arenës ndërkombëtare, ne do të jemi në këto momente vendimtare mjaft të hendikepuar do të na mungojnë tre hendbollist Shahini, Selmani e Sahiti të cilët janë të lënduar, andaj ftoj tifo klubin “Intelektualët” që nesër të na mbështesin të përballojmë këtë sfidë mjaft të rëndësishme për klubin tonë”./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.