RCCOLA

Drita kampione për herë të 3-të në histori

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

“Bardhekaltërtit” e Dritës sot së bashku me tifozët e tyre “Intelektualët”, që nga orët e hershme të mëngjesit kishin vërshuar rrugët e qytetit për të festuar titullin e tretë në historikun e 73 vjetëve të themelimit të klubit të Dritës.

Drita një javë më herët kishte siguruar titullin e kampionit për stinorin 2019/20 duke shkruar këtë kampionat me shkronja të arta në historikun e klubit.

Futbollistët e Dritës gjatë tërë kampionatit ishin skuadër më e organizuar se të gjitha skuadrat tjera, por edhe për nga kualiteti i futbollistëve të cilët i kishin në radhët e saja.

Drita titullin e parë të kampionit e kishte arritur në vitin 2002/03, duke u shpallur kampione e Kosovës. Poashtu, Drita kishte fituar edhe Kupën e Kosovës në stinorin 2000/01. Te dy këto tituj ishin fituar në epokën e artë të presidentit historik të Dritës, Selami Osmani-Bezi.

Me gjithë baticat e zbaticat e klubit, në momentin vendimtar tek “bardhekaltërtit”, arrinë 2 persona me vizione të qarta Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku, të cilët kishin premtuar kur ju dorëzua klubi i Dritës se “tani po fillon një epokë e re e klubit të Dritës” dhe ashtu doli.

Në kampionatin 2017/18 nën përkujdesjen e Valon Murselit dhe Flamur Bunjakut, skuadra e Dritës arrinë të shpallet për herë të dytë Kampione e Kosovës, dhe si kampione e Kosovës, Drita me shumë sukses e përfaqësoi shtetin e Kosovës në Ligën e Kampionëve.

Poashtu në këtë vit, skuadra e Dritës e fitoi edhe Superkupën e Kosovës ku në finale kishte mposhtur skuadrën e Prishtinës me rezultat 2-1.

Uji Dea

Në këtë stinorë 2019/20, edhe njëherë strategjia e presidentëve, Murseli dhe Bunjaku, del në skenë duke fituar titullin e kampionit, dhe përsëri Drita do ta përfaqësoj shtetin e Kosovës në Ligën e Kampionëve ku do të takohet me skuadrën nga Andora, Inter Club d’Eslaldes, në Nion të Zvicrës me 8 gusht.

Skuadra e Dritës është bërë fuqi në futbollin e Kosovës me rezultatet e arritura poashtu edhe me “armatën” e tifozëve “Intelektualët”, të cilët me të drejt janë futbollisti i 12-të, tek “bardhekaltërtit”.

Mëkati më i madh i këtij titulli është për tifozët “Intelektualët”, pasiqë është pandemia e cila ja ka kufizuar gëzimin e festimin në mënyrë spektakulare por megjithatë nëpër rrugët e qytetit shumë tifoz me flamuj e transparente të ndryshme, i madh e i vogël festojnë titullin plotësisht të merituar.

Epoka e Valon Murselit dhe Flamur Bunjakut, i ka dhënë skuadrës së Dritës, 2 tituj të kampionit dhe 1 Superkupë të Kosovës.

Edhe sa do të zgjas Epoka e Murselit dhe Bunjakut me “bardhekaltërtit” e Dritës mbetet të shihet, por vizionin që kanë presidentët e klubit siç duket kjo epokë do të zgjasë edhe në vitet në vijim.

Në ditën e sotme qyteti i Gjilanit është i veshur me ngjyrat “bardhekaltër”, duke sinjalizuar se kampioni i futbollit të Kosovës është në qytetin e Gjilanit./rajonipress/