UBT

Drita Kampione e Kosovës pas 15 vitesh

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Tri qytete të Kosovës sot kishin festë futbollistike Prishtina, Gjilani e Peja pasiqë vendosej titulli i kampionit për kampionatin 2017-2018.

Akter të kësaj ndeshje historike ishin Prishtina dhe Drita ndërsa ndeshja zhvillohej në stadiumin Shahin Haxhiislami, në Pejë pasiqë skuadra e Prishtinës ishte vendase në këtë përballje

Interesimi i jashtëzakonshëm anembanë Kosovës ishte për këtë ndeshje finale para finale ndërsa shumë shikues nga Gjilani qytetit të Pejës ja kishin mësyer në 3 të mëngjesit.

Kapaciteti i stadiumit në Pejë ishte shumë i vogël për të zënë të gjithë tifozët e Dritës pasiqë ata kishin vetëm ftesa e jo bileta dhe kjo ka bërë që gjërat shumë të vështirësohen në pamundësi për të hyrë në stadium.

Tifozët e Dritës edhe pse ishin të vetëdijshëm se do ta kenë të pamundur të hynë në stadium ata dëshironin që të jen pranë futbollistëve në mënyra të ndryshme sipas informacioneve në qytetin e Pejës ishin afro 2,000 “Intelektual” ndërsa brenda në stadium ishin jo më tepër se 300.

Në javën e fundit të 33 në stadiumin “Shahin Haxhiislami” ishin mbledhur rreth 4 mijë shikues për t`i përcjellur idolët e tyre në fushë. Si “Plisat” e Prishtinës ashtu edhe “Intelektualët” e Dritës me koreografit e tyre kanë krijuar ambient madhështor.

Futbollistët e Dritës shumë lehtë kanë mundur të shënojnë në minutën e 2 Xhevdet Shabani pason mjaft mirë gjerë të Endrit Krasniqi gjuan nga 7 metra por portieri i Prishtinës, Vissar Beka shpëton gol të sigurt.

Futbollistët e Prishtinës nga minuta e 31 mbesin me 10 futbollist në fushë pasiqë Arbitri nga Mitrovica Fatmir Tahiri e largon nga loja Zhjeqin pasiqë ky i fundit bën
ndërhyrje të ashpër në Xhevdet Shabanin jashtë vijës anësore të fushës.

Mobi Casa

Futbollistët e Prishtinës e kishin një gjysmë rasti në minutën e 42 Bozhoviq harkon nga distanca me kokë Jonuzi nga 13 metra gjuan pran pingules së portierit të Dritës Leutrim Rexhepit.

Në pjesën e dytë Ahmeti provon nga 30 metra afër pingules së Rexhepit. Në minutën e 79 Livoreka me solo aksion depërton gjuan por Beka mbron.

Në minutën e 82 Haxhinesziraj gjuan fuqishëm nga 13 metra Bekaj mbron shkurtazi, por në vendin e duhur nuk ishte Kastriot Rexha.

Në minutat shtesë të ndeshjes në atë 92 Armend Dallku ndëshkohet me karton të kuqë pasiqë e grushton Bujar Shabanin

Pas ndeshjes trajneri Bekim Isufi i cili e udhëhoqi skuadrën e tij në 29 javë pa humbje i emocionuar deklaroi: “Jam shumë i emocionuar dhe njeherit shumë i kënaqur, Drita me meritë e fitoi titullin e kampionit ishim më të kompletuar si në lojë, organizim e me tifozë të zjarrtë. Sot ka qenë një lojë e fortë të cilën ditëm ta menaxhojmë dhe këtë titull do ta mbaj gjatë në kujtesë”.

Kapiteni i Dritës Ardian Limani theksoi pasë ndeshjes: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë ndeshjes këtij kampionati ju kemi qasur në mënyrën më të mirë dhe ia arritëm qëllimin tonë të rikthejmë titullin pas 15 vitesh t`ju kujtoj se ne kemi tifozët më të mirë në shqiptari dhe këtë titull do ta festojmë gjatë”.

Në sheshin e qytetit në Gjilan është festë e madhe me mijëra qytetar kanë dal të festojnë titullin e dytë në historikun e klubit të Dritës

Ndërsa stafi i gazetës rajonipress ju uron titullin futbollistëve të Dritës./sylejman ismajli/ rajonipress/