Drita ja merr edhe një futbollist Gjilanit
Gjilan – Skuadra e Gjilanit edhe pse kishte paralajmëruar se zëvendës kapiteni, Zgjim Mustafa, do të jetë edhe për një vit tek “bardh e kuqët” e Gjilanit, ky paralajmërim nuk qëndroi i vërtet.
Krerët e Dritës, sot kanë publikuar se ish-kapiteni kohë pas kohe në radhët e Gjilanit, ka firmosur për dy vite tek rivali i përbetuar Drita.
Mustafa në kampionatin e kaluar ishte lënduar në fillim të kampionatit, ndërsa u paraqit në fund të tij pas shtatë muajsh.
Drita më herët ja kishte marrë rivalit lokal futbollistin, Betim Haxhimusën i cili në dy ndeshjet parakualifikuese nuk pati të drejt të aktivizohet.
Mustafa ka të drejt të aktivizohet në ndeshjen kualifikuese ndaj skuadrës Suedeze, Malmo./rajonipress/


