HW

Drita importon pikën e shpresës nga Drenasi

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Në javën e 25 të Vala Superligës së Kosovës në futboll skuadra e Dritës ka arritut të importon një pik të madhe nga stadiumi “Rexhep Rexhepi”, në Drenas në ballafaqim me kampionin aktual Feronikelin nduke ndarë pikët me rezultat të bardhë 0-0.

Futbollistët e Dritës të motivuar si asnjëherë më parë dhe debitimit të trajnerit të ri Milaim Zuzakut ka bërë një paraqitje të mirë për gjatë 90 minutave

Futbollistët e Dritës ishin të parët që rrezikuan nëpërmjet Florim Berishës në minutën e 26 por topi përfundon mbi portën e Faton Malokut të Feronikelit.

Shumë lehtë “bardh e katërtit” e Dritës kanë mundur të krijojnë epërsi në minutën e 43 nga gjuajtja e lirë Qëndrim Sejdiu gjuan, por Maloku dëbon topin jashtë vijës fundore.

Futbollistët e Feronikelit nëpërmjet mentor Zhdrellës kanë mundur të shënojnë në minutën e 65 dhe atë 78 por gjuajtjet e tij përfundojnë jashtë portës së Halimit të Dritës.

Fundamenti

Mbrojtësi i majtë i Feronikelit Dren Gashi në minutën e 73 gjuan por golin ia mohon shtylla pingule e Faton Malokut .

Gjyqtari i këtij Takimi Fatmir Tahiri nga Mitrovica në disa momente nuk ishte në nivelin e tij duke i dëmtuar dy skuadrat ndërsa me karton të kuqë e ndëshkon Mendurim Hotin e vendësve në minutën e 60 pasë sjelljeve të pahijshme

Trajneri i Dritës Milaim Zuzaku i cili sot debutoi me mjaft sukses pas ndeshjes ka deklaruar.
”Nuk ka dyshim Feronikeli luan futbollin më të mirë në Kosovë, për këtë arsye zhvilluam një lojë defansive dhe ne ia arritëm qëllimin, Drita do të ketë një pasqyrë krejtësisht tjetër dhe ne do të sigurojmë mbijetesën në Superligë”.

Ndërsa trajneri i Feronikelit Afrim Tovërlani nuk ishte i kënaqur me referimin e ndeshjes.
”E kemi prit një lojë të vështir pasi Drita ka kërkuar të mos pëson humbje dhe ia arriti qëllimin e sajë ndërsa nuk e kam prit që gjyqtari Tahiri të na dëmton në këtë mënyrë dhe po na humb mundin e tërë skuadrës, por gjithsesi ne prapë jemi për titull të kampionit ka ende shumë lojë për tu zhvilluar”. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.