UBT

Drita importon pikë të madhe nga Istogu

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Istog – Futbollistët e Dritës në kuadër të javës së 30-të, të Superligës së Kosovës në futboll arriti të importoj një pikë të madhe nga fusha e Istogut duke e përmbyllë takimin me rezultat të bardhë 0-0.

Për futbollistët e Dritës ky takim ishte mjaftë i rëndësishëm duke kërkuar që me rezultat pozitiv ti ikë edhe barazhit në Superligën e Kosovës në futboll dhe këtë e arriti me mjaftë sukses duke importuar një pikë me vlerë të madhe.

Duke ditur rëndësinë e këtij ballafaqimi futbollistët e Dritës në 20 minutat e parë bënë presion në portën e portierit mysafir Hajrizaj, por tentimet e saja ishin të plogështa.

Rastin e vetëm në pjesën e parë futbollistët e Dritës e patën në minutën e 40-të, kur Xhevdet Shabani gjenë mirë Shillovën por ky i fundit nuk ishte i vëmendshëm duke shkuar rasti huq.

Në minutën e fundit të pjesës së parë në atë 45-të D.Gashi me një diagonale gjenë Bajramaj i cili nuk ishte i vëmendshëm me kokë duke lëshuar rast ideal për shënim.

Në pjesën e dytë futbollistët e Dritës kryesisht u përqendruan në mbrojtje duke i evituar gjysmë rastet e kundërshtarit me mjaftë lehtësi.

Në minutën e 60-të Bajramaj këmbëshpejtë për pak sa nuk shënon nga 6-7 metra gjuajtja e tij përfundon në këmbët e mbrojtësve të Dritës.

HW

Në minutën e 62-të D.Gashi harkon nga 30 metra nga anash mirë gjen Hoxhën i cili me kokë gjuan nga 7 metra jashtë portës.

Rastin më ideal për shënim vendësit e patën në minutën e 77-të, kur Fetahi gjuan nga 20 metra por portieri i Dritës Halimi mbron duke dëbuar topin jashtë vijës fundore të tij.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës Sedat Pajaziti deklaroi:”Është një pikë e madhe për skuadrën tonë, për këtë jam shumë i lumtur ndërsa ne zhvilluam ndeshjen më të dobët të sezonit”.

Ndërsa homologu i Pajazitit, Besim Podrimaj theksoi:”U munduam shumë nuk ja dolëm të fitojmë ishte një ndeshje me ngarkesë të madhe dhe kjo e bëri të vetën”.

Me këtë pikë të importuar Drita ka tubuar 36 pikë ndërsa në javën e 31-të, do të jetë nikoqire e Trepqës’89./rajonipress/

ISTOGU – DRITA (0-0)
Stadiumi “Demush Mavraj” Istog
Shikues – rreth 1700
Gjyqtar- Vula , Morina, Latifi, Baliu.
Karton të verdhë- D.Gashi, Cacaj, Shabanaj(I) , Sejdiu, Shillova, Berisha.(D)
ISTOGU- Hajrizaj, Morina (Kastrati), Cacaj, Maxharraj, D.Gashi, Shabanaj, K.Gashi, F. Gashi, Hoxha, Duraku(Fetahi), Bajramaj.

DRITA- Halimi, Baxhuku, Hashani, Haliti, Tusuni, Sejdiu, Berisha Kelmendi, Ramadani Shabani Shillova (Hajdari)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.