RCCOLA

Drita importon një pikë të madhe për titull nga Prishtina

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Në derbin e javës së 30 të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Prishtina e Drita kanë ndarë pikët duke përmbyllur ndeshjen më rezultat 1-1. Me këtë pik “bardh e kaltërtit” ë Dritës i prinë tabelës me 65 pik ndërsa Prishtina tani më ka humbur gjasat për titull të kampionit.

Në këtë përballje futbollistët e Dritës ishin të hendikepuar pasi futbollisti më i mirë i Tyre Kastriot Rexha vuan nga një lëndim i këmbës dhe Liridon lecit i cili ka probleme me trajnerin e tij Ardian Nuhiun.

Futbollistët e Prishtinës golin e epërsisë e shënojnë në minutën e 6 ku Endrit Krasniqi nga 18 metra gjen këndin e poshtëm të portierit Faton Malokut 1-0

Në minutën e 13 dy raste shënimi për Dritën së pari Fazliu gjuan bukur por pret portieri Haxho ndërsa Haxhimusa dështon nga afërsia me kokë.
Një minutë më vonë Oto John përpak sa nuk shënon por topi i ik nga këmba.
Rast të qindë për qind kishte Jonuzi nga tri metra gjuan mbi portën e Faton Malokut të Dritës

Në pjesën e dytë Haxhimusa në minutën e 52 lëshon rast ideal shënimi por Haxho shpëton rrjetën e tij.

Në minutën e 76 Endrit Krasniqi godet shtyllën e portierit të Dritës Faton Malokut.

Mobi Casa

Në minutën e 80 pas goditjes nga këndi Astrit Fazliu gjendet më së miri nga 3 metra mposhtë portierin Haxho.
Katër minuta më vonë Faton Maloku shpëton Dritën nga humbja mbron gjuajtjen e Kreshnik Ukës në minutën e 95 Bujar Shabani ndëshkohet për herë të dytë me të verdh dhe përjashtohet nga ndeshja

Trajneri i Dritës Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka deklaruar

“Skuadra ka reaguar mirë krijuam raste dhe me pak fat kemi mundur të fitonim ne kishim më tepër nga loja dhe kemi mundur të shënojmë edhe më shumë në këtë ndeshje”.

Trajneri i Prishtinës Armend Dallku deklaroj

“Gjasat tani janë zvogëluar shumë patëm mungesa na mungoi Zyba e Ahmeti bëmë një lojë të mirë u dëmtuam për një penallti qind përqind por kjo le të mbetet në ndërgjegje të referit”.

Ndeshjen e ardhshme Drita e zhvillon derbin lokal kundër Gjilanit në cilësi të vendasit. /rajonipress/