HW

Drita importon një pikë nga Merdarja

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Futbollistët e Dritës në ballafaqim të javës së 23-të të Superligës së Kosovës me plotë meritë në ballafaqim me Llapin në stadiumin e Merdarës importon një pikë të madhe për mbijetesë duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 1-1.

Mysafirët ishin ata të cilët rrezikuan në min e 30-të, nëpërmjet Ens Zabërgjës por portieri i Dritës Halimi me kohë intervenon duke shpëtuar portën e tij.

Katër minuta më vonë në minutën e 34-të pas disa kombinimeve të mira të repartit sulmues të Dritës më së miri gjendet Almedin Murati i cili nuk e patë vështirë të tund rrjetën e Llapit nga 7-8 metra duke sjell skuadrën e tij në epërsi.

Futbollistët e Llapit në pjesën e dytë kaluan në ofanzivë totale, në minutën e 52-të, pas goditjes nga 30 metra Boshnjaku i vendësve gjuan me kokë, Halimi mbron dëbon topin shkurtazi e aty më së miri gjendet kapiteni i Llapit Hamdi Namani i cili nga 8 metra barazon rezultatin në 1-1.

Në minutën e fundit vendasit kanë mundur të shënojnë golin e fitores, por gjuajtja e Jasharit përfundon në horizontalen e Dritës duke u dëbuar topi jashtë vijës fundore.

Në minutën shtesë të ndeshjes në atë 93-të Visar Zogjani nga 40 metra gjuan furishëm për pak sa nuk e befason portierin e Dritës Halimin i cili kapë topin me mjaftë vështirësi.

Hidromorava

Një pikë e fituar e futbollistëve të Dritës në këtë ndeshje është e madhe duke e ditur pozitën e sajë në tabelën e klasifikimit e cila është duke luftuar për mbijetesë.

Pas ndeshjes Sedat Pajaziti trajneri i Dritës i akuzoi futbollistët e tij për lojë jo të mirë.
“Patëm mundësi ti fitojmë tri pikë, futbollistët e mijë u frikuan nga fitorja e posaçërisht jam i zhgënjyer me repartin mbrojtës megjithatë një pikë është e mirëseardhur”.

Trajneri i Llapit Tahir Batatina deklaroi:” Nuk është mirë të humbim pikët atëherë kur kemi nevojë për to por pjesa e tretë e kampionatit është shumë e vështirë, por ne ende jem për kreun e tabelës dhe në garë për Kupën e Kosovës”.

Stadiumi në Merdarë.
Shikues rreth: 800
Gjyqtar – B.Jahmurataj, L. Muhadri, F. Abrashi, F. Tahiri
Kartonë të verdhë – Shabanaj (LL)
Golashënues : Murati min. 34 (D), Namani min. 52 (LL)

Llapi – Ademi, Jashari, Sinani, Kuka, Blakqori, Namani, Shabanaj, Zogjani, Zeqiri(Zeneli), Boshnjaku, (Ibishi), Zabërgja.

Drita – Halimi, Bagjuku, Hashani, Sejdiu, Tusuni, Kastrati (Kelmendi), Ajdari, Berisha, Shabani, Murati (Shaqiri), Shillova(Ramadani)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.