Drita i jep mësim Llapit në “Zahir Pajaziti” me katër gola të shënuar

Derbi javës së 28-të, në mes Llapit e Dritës, i cili u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ka dhuruar spektakël si me lojë një ashtu edhe me gola.
Futbollistët e Dritës arritën të shënojnë katër gola në këtë ballafaqim, duke treguar përformancë të shkëlqyer dhe duke ruajtur pozitën e parë ndaj përcjellësit Prishtinës me katër pikë diferencë.
Edhe pse pati fërkime para ndeshjes në mes mbrojtësit Liridon Lecit dhe trajneri Ardian Nuhiut, gjithçka ka përfunduar siç është më së miri. Dhe kjo nuk ndikoi aspak në paraqitjën e skuadrës së Dritës.
Në këtë ballafaqim portieri i Dritës, Faton Maloku, ka vënë rekord duke mos lejuar që rrjeta e tij të tundet plot 559 minuta, një rekord të tillë në këtë stinor e kishte portieri i Prishtinës, Visar Bekaj i cili nuk ishte mposhtur plot 492 minuta.
Në minutën e 2-të, vendësit kërkuan penallti pasi konsideruan se Rexha kishte luajtur me dorë por kështu nuk mendoi arbitri i kësaj ndeshje Selim Isufi.
Në minutën e 8-të, Xhevdet Shabani nga ndërprerja rreth 25 metra nga këndi harkon në zonë topin e devijon Pefqeli i cili mposht portierin e tij Ademin 0-1.
Në minutën e 14-të, pasi një aksioni të rrjedhshëm Fazliu në zonë gjen Rexhën i cili nga 10 metra nuk e pati të vështirë të shënon 0-2.
Në minutën e 83-të, Erjon Vucaj i cili zëvendësoi Fazliun me gjuajtje mjeshtërore nga 18 metra gjenë këndin e poshtëm të portierit Ademit, për të ngritur epërsinë në 0-3.
Në minutën e 88-të, pas një kundërsulmi të shpejt Namani gjuan portieri Ademi mbron topi devijohet gjerë te Emini i cili vulos gjithçka në këtë ndeshje jo të barabartë në 0-4.
Rastin më të mirë tek vendësit në ndeshje e kishte Veliu në minutën e 45-të, por gjuajtja e tij përfundon mbi portën e Malokut.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i lumtur për këtë fitore ka deklaruar
“Në Podujevë është vështirë të fitohet por edhe ndeshjen e parë të zhvilluara në Podujevë, e patëm lëshuar ndeshjen nga duart në minutën e fundit. Në këtë ndeshje bëmë një ndeshje të mrekullueshme, futbollistët e mijë bën një lojë kompakte dhe për këtë jam i lumtur”.
Pas 28-të javëve, Drita mbetet në pozitën e parë me 61 pikë të tubuara, 4 më shumë se Prishtina e cila gjendet në pozitën e dytë.
Në javën e 29-të, Drita është nikoqire ku do ta pret Feronikelin nga Drenasi./rajonipress/